Legjenda
thotë se Robin Hudi i viteve 1200 shquhej me trimërinë e tij duke e ushtruar
mbi të pasurit e kohës. Ua merrte pasurinë të pasurve dhe ua shpërndante të
varfërve. E vërteta e sotshme thotë se kemi një antipod të këtij miti. Kemi
Mustafa Dautin që ua merr hakun të varfërve dhe ua "falë" të pasurve
Skruan
Zeqie Veseli
Korporata
e hajnisë e Mulla Sulës, "OH HILAL" si dhe lavatriçja e punëve të tij
të pista, Mustafa Dauti, sot përfunduan aktivitetin më të dhimbshëm që kanë
ndërmarrur që kur janë bërë duet i vjedhjes dhe krimit! Me Komunën e Sarajit na
e paskan rrumbullaksuar programin e paraparë për Muajin e Bekuar të Ramazanit,
t'i ndihmojnë të varfërit!!! Muajin e Rahmetit, Muajin e ndihmesës, Muajin e
dashurisë e të mirëqenies, te bekuar nga Allahu xh.sh., e shfrytëzuan për
masakër mbi shpirtin e varfër duke ia vjedhur ndihmën e donuar nga vëllezërit
bamirës.
Nuk
ka një javë që u tha për kryetarin e Komunës së Sarajit se ka shtruar një iftar
me qengja të pjekur për 500 qytetarë! Dhe këtij njeriu i jepen edhe 100 pako me
ndihma humanitare?!
Të
sqarohet një herë e mirë një punë e cila, në fakt, më tepër flet për një mëkat
të tmerrshëm se sa për një "aktivitet humanitar"! Në muajin maj të
vitit të kaluar, kur ndodhi tragjedia e tmerrshme në Hasanbeg dhe rrethinë, kur
nga vërshima katastrofale sakaq u zhduk pasuria dhe prona e këtyre banorëve dhe
bashkë me pronat pati edhe dhjetra viktima në njerëz. Krejt bota u lëshua ta
ndihmojë këtë rajon, kurse vetëm Mulla Sula dhe Mustafa Dauti i fërkonin duart
duke e ditur se kjo është një ngjarje nga e cila ata do të përfitojnë.
Përfituan qindra mijëra euro që i vodhën dhe nuk i dorëzuan tek qytetarët e
përmbytur, edhe pse shqiptarët solidarë i kishin mbledhur pikërisht për ata të
ngratë.
Nga
Turqia erdhën tri mauna me ndihma humanitare të cilat zgjodhën që t'i
shpërndajë "OH HILAL", duke qenë të bindur në besnikërin dhe në
devotshmërinë e Institucionit BFI-së. Të gjitha përfunduan në
"magazinat" e Fakultetit të Shkencave Islame. A ka more dekan e staf
akademik kjo vatër e dijes apo që të gjithë janë qershav i pistë që mbulojnë
hajninë e Mustafa Dautit dhe Mulla Sulës.
U
vodhën e u keqpërdorën ndihmat turke, disa pako u ruajtën për
"aktivitetet" e Ramazanit të sivjemë, sepse thellësisht janë të
bindur se po bojkotohen nga e tërë bota. Me këto pak ndihma deshtën të tregohen
se sa janë humanë. Po çka ndodhi në të vërtetë? U demonstruan rrenat dhe
vjedhjet e përditshme të Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit, që mund të
radhiten në pikat e mëposhtme:
-
OH HIlal nuk e donoi asnjë donator por pakot 7-8 kg ishin të përbërë nga
ndihmat e vjedhura që ishin dedikim turk për banorët e Hasanbegut me rrethinë;
-
Në paraqitjen e parë hajni Mustafa Dauti tha se do t'i ndërmarrin 26 aktivitete
humanitare për këtë Ramazan dhe do të shtrojnë shumë iftare për të varfërit
anekënd vendit. Gjithësej u ndërmorën 15 "aktivitete" dhe vetëm një
iftar i shtruar për "donatorët" madje i donuar prej
"Kozhuvçankës"!
-
Përmes shifrave të fryra Mustafa Dauti dhe Mulla Sula menduan që një ditë mund
të arsyetohen para donatorit turk se ku i kanë shpenzuar donacionet e dedikuar
për hasanbegasit.
-
Mustafa Dauti, me urdhër të Sulejman Rexhepit, prej të gjithë myftive dhe
kordinatirëve ka kërkuar që të nënshkruajnë trefishin e pakove nga ajo që e
kanë pranuar.
-
Në Myftininë e Shkupit ka dorëzuar 350 pako nga 8 kg, ndërsa është raportuar se
janë dorëzuar 1000 pako. Me kërkesë të Mulla Sulës është hartuar një listë
alternative me emra të "mjekrroshëve" dhe të gjitha pakot kanë
përfunduar te ata dhe jo te të varfërit.
-
Në Myftininë e Gostivarit u dorëzuan 160 pako me nga 8 kg mall të dyshimtë në
afat skadimi, kurse u raportua se u dorëzuan 300 pako;
-
Në Myftininë e Tetovës u dorëzuan 180 pako kurse u raportua se u dorëzuan 350
pako;
-
Në Myftininë e Prilepit u dorëzuan 60 pako me nga 8 kg, kurse u raportua se u
dorëzuan mbi 5 ton ndihma, të cilat, përkthyer në pako do të duhej të ishin
rreth 700 pako!
-
Në myftininë e Dibrës u dorëzuan vetëm 10 pako për myslimanët dhe 5 pako për
vetë myftiun e Dibrës, kurse u raportua se u dorëzuan mbi 6 ton ndihma, që të
përkthyera në pako do të duhej të ishin mbi 800 pako!
-
Në Myftininë e Manastirit u dorëzuan 10 pako me ndihma, kurse u raportua se
janë dorëzuan pako për 150 familje, dmth 150 pako!
-
Në Myftininë e Resnjës u dorzuan 24 pako me ndihma, kurse u raportua se u
ndihmuan 100 familje, do me thënë 100 pako!
-
Në Myftininë e Velesit u dorëzuan 100 pako, kurse nuk është raportuar se sa ton
apo sa pako janë dorëzuar;
-
Në Myftininë e Kërçovës ka dorëzuar vetëm 24 pako, kurse është raportuar se
kanë ndarë mbi 5 ton ndihma, që në përkthim në pako i bie rreth 800 pako;
-
Në Myftininë e Kumanovës u shpërndanë 150 pako kurse u raportua se u donuan mbi
5 ton ndihma, dmth në përkthim në pako i bie që do të duhej të ishin mbi 600
pako;
-
Në Kavadar janë dorëzuar 68 pako dhe nuk është raportuar se sa janë dorëzuar;
-
Në Myftininë e Shtipit janë dorëzuar 150 pako kurse nuk është raportuar se sa
janë dorëzuar;
-
Nuk raportohet se sa pako janë donuar për OJQ-të por nga ana e tyre jepen
shifra se u janë dorëzuar tre shoqatave fiktive (të paregjistruara dhe pa emër
e llogo) nga 10 pako, dmth gjithësej 30 pako;
-
Në Myftininë e Strugës janë dorëzuar 90 pako kurse është raportuar se janë
donuar mbi pesë ton ndihma, që do me thëtë të përkthyera në pako i bie mbi 600
pako;
-
Në Myftininë e Ohrit u dorëzuan 56 pako kurse nuk u raportua se sa pako janë
dorëzuar.
-
Kurse falë Vitaminkës dhe MAYA-së ka shpërndarë edhe disa pop-keka dhe disa
litra ujë kryesisht për disa të punësuar në FSHI!
Ky
ka qenë aktiviteti përplot me korrupsion e me hajni i Mustafa Dautit i cili
gjithnjë, çdo ditë, këtë hajni e ka fshehur pas fytyrës së Mulla Sulës.
Vlenë
të theksohet se jo një herë Mustafa Dauti ka thënë se po e realizojmë
"planin akcional të hartuar në prag të Muajit të Ramazanit"! Kush e
hartoi atë "plan" Kush e miratoi? Cilat trupa të OH HILAL e miratuan?
Kur u mblodhën dhe a u mblodh ndonjë trupë! Asnjë, sepse korrupsioni dhe hajnia
kryhen sy më sy! Fundja, nuk mund të mblidhet askush, sepse që të gjithëve u ka
skaduar mandati, përfshirë këtu edhe Mustafa hajnin, natyrisht, nëse nuk kanë
falsifikuar Statusin dhe ndonjë rregullore apo procesverbal, gjë që është e
mundshme por aspak e besueshme dhe e pranueshme nga ana e organeve të
drejtësisë!
Mustafa
Dauti ka raportuar se ka ndarë mbi 10 mij pako, ose mbi 40 ton ndihma! Kurse e
vërteta është se ka shpërndarë vetëm 1462 pako që në peshojë nuk shkojnë më
shmsë se sa 11 ton e 696 kg. Pra, Mustafa Dauti mundohet të mbulojë
gjurmë të mbi 30 ton ndihmave që i ka zhvatur dhe i ka përpi bashkë me mentorin
e tij dhe verifikuesin e hajnisë, Mulla Sulën.
No comments: