Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sipas ekspertit juridik, Bekim Kadriu, me mbarimin e afatit kohor prej 18 muajve për ngritjen e aktakuzave nuk mbaron puna dhe afati i PPS-së. Zgjidhja ideale sipas Kadriut do të ishte vazhdimi i mandatit lidhur me ngritjen e aktakuzave për të cilan duhet një konsensus politik dhe një shumicë e dy të tretave të votave.
Megjithatë, ai sqaron se PPS–së i mbetet kompetencë që të përfaqësojë dhe mbrojë lëndët për të cilat ka ngritur aktakuzë në periudhën prej 18 muajve dhe të vazhdojë hetimet edhe pas 18 mujorit, që më pas të ngrit aktakuzë pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
“Për këta tre vite e gjysmë që do t’i ngelin PPS-së, dy kompetenca të saj do të jenë shumë të rëndësishme nëse tani supozojmë që PPS nuk do të mund të ngrejë aktakuzë. Kompetenca e parë sipas mendimit tim për të cilin ka dilema edhe mes ekspertëve është që Prokuroria Speciale të vazhdojë të bëjë hetimin e rasteve dhe të dëgjojë bisedat që i ka në posedim, me qëllim të zhvillimit të procedurës hetimore parapenale, deri në fazën e ngritjes së aktakuzës, mirëpo ka pengesë ligjore për ngritjen e aktakuzës, por në momentin kur përgatitet aktakuza atëherë PPS duhet lëndën ta bartë tek Prokuroria e Përgjithshme. Kompetenca e dytë që po ashtu do të vazhdojë pas përfundimit të afatit 18 mujor është përfaqësimi i lëndëve të PPS-së për të cilat ajo do të arrijë që deri në përfundim të kësaj jave të ngritë aktakuza”, deklaroi eksperti juridik, Bekim Kadriu, njofton TVM2.
Shkaku i afatit, javën e kaluar kryeprokurorja  speciale, Katica Janeva, paralajmëroi aktakuza të reja për një pjesë të rasteve të Prokurorisë Publike Speciale.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top