Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi pas takimit të tyre që zhvilluan sonte në një lokal në Tetovë, thanë se takimi i tyre ka për qëllim që të bashkëpunojnë për çështjet që i tangojnë shqiptarët, raporton TetovaSot. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit në konferencë për mediat tha se këto takimi do të zhvillohen edhe në ardhmen.
“Mbetet që edhe në të ardhmen që këto takime në vazhdimësi të mbahen dhe të shohim se si t’i koordinojmë edhe më mirë punët që më me lehtësi të arrijmë te realizimi i pikave të kësaj marrëveshje”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Poashtu edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se kjo bisedë ishte shumë e nevojshme, duke thënë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por thjeshtë bëhet fjalë për një komunikim të hapur dhe transparent mes pozitës dhe opozitës shqiptare.
“Sigurisht se ne mbajmë përgjegjësi për qëllimet strategjike të shqiptarëve, si integrimi në NATO dhe BE si dhe avancimi i pozitës shqiptarëve në një piadestal. I thash zotit Ahmeti se ne do të vazhdojmë ta kultivojmë opozitën shqiptare, ani pse s’kemi shumë vota por ne kemi mandat dhe këtë mandat nuk do ta tradhtojmë”, theksoi Thaçi./TetovaSot
No comments: