Mulla Sula këtë iftar të shtruar nga Kryegjyshata në Tiranë e përdor edhe si pretekst sa për tia bërë me dije Baba Mondit se gjithnjë e ka respektuar dhe dashur! Po pse kjo nevojë e Mulla Sulës për këtë pretekst? Sepse, Mulla Sula e di fort mirë se çka i ka bërë Baba Mondit deri sa ky ishte lider i bektashinjëve shqiptar të Maqedonisë si dhe pronar legjitim i Teqes Arabati Baba! Gati një dekadë Mulla Sula e ka diskredituar, e ka ofenduar, e ka nënçmuar, e ka spiunuar dhe e ka poshtëruar ku ka mundur dhe sa herë që i është dhënur rasti
Shkruan: Samet Muja
E vetmja lidhje me Shtetin Amë që i ka ngelur Mulla Sulës, me gjasë është Kryegjyshata botërore e bektashinjëve në Tiranë. Brenda vitit Mulla Sula e viziton shqipërin dy-tri herë falë ftesave që ia bën Baba Mondi, ndërkohë që Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë në muaj organizon nga dy-tre simpoziume apo konferenca ndërkombëtare ku marrin pjesë mbarë elita e teologëve shqiptarë dhe ndërkombtar, me përjashtim të Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës.
Këtë vikend, Mulla Sula ishte i ftuar në iftarin tradicional që e organizon Kryegjyshata, respektivisht, Kryegjyshi H. Edmond ef. Brahimaj, në të cilin iftar ftohen përfaqësues të ndryshëm nga komunitetet myslimane të rajonit si dhe personalitete nga sferat e ndryshme shoqërore.
Derisa nikoqiri që shtron iftarin dhe mysafirët e lartë në tërë këtë akt janë të sinqertë, pjesëmarrja e Mulla Sulës është vetëm pretekst sepse përmes këtij iftari ai dëshiron që ti përgënjeshtrojë zërat që flasin se Sulejman Rexhepi është nën një izolim total nga të gjithë faktorët me relevancë, si në vend, në rajon dhe në botën turko-arabe.
Mulla Sula këtë iftar e përdor edhe si pretekst sa për tia bërë me dije Baba Mondit se gjithnjë e ka respektuar dhe dashur! Po pse kjo nevojë e Mulla Sulës për këtë pretekst? Sepse, Mulla Sula e di fort mirë se çka i ka bërë Baba Mondit deri sa ky ishte lider i bektashinjëve shqiptar të Maqedonisë si dhe pronar legjitim i Teqes Arabati Baba! Gati një dekadë Mulla Sula e ka diskredituar, e ka ofenduar, e ka nënçmuar, e ka spiunuar dhe e ka poshtëruar ku ka mundur dhe sa herë që i është dhënur rasti. Jo një herë Mulla Sula e ka sulmuar publikisht Baba Mondin duke e quajtur oficer i Sigurimit shqiptar, spiun të sigurimit, e ka quajtur drejtor i Burgut të Burelit, burgut më famëkeq në Evropë dhe më gjërë. Jo një herë publikisht i është drejtuar me pijanec, i pamoralshëm, antifetar, kuaziteolog, njeri që nuk ka lidhje me teologji por i infiltruar në strukturat teologjike nga shërbimet e huaja etj. etj.
Baba Mondi i di të gjitha këto shpifje dhe ofendime të Mulla Sulës, prandaj ky, çdo ftesë që i vie nga Kryegjyshata e përdor si pretekst për ti treguar se sa respekt ushqen për Kryegjyshin, Baba Mondin.
Baba Mondi i di të gjitha këto shpifje dhe ofendime të Mulla Sulës, prandaj ky, çdo ftesë që i vie nga Kryegjyshata e përdor si pretekst për ti treguar se sa respekt ushqen për Kryegjyshin, Baba Mondin.
Një pretekst tjetër i Mulla Sulës, kësaj radhe, sipas miqve nga Kryegjyshata, ka qenë edhe afrimi deri te Kryetari i ardhshëm i shtetit, z. Ilr Meta që ka marrur pjesë në këtë iftar, të cilin e ka lutur si ndërmjetësues i sukseshëm, meqë ka pajtuar Bashën dhe Ramën, që të ndërmjeësojë edhe në një pajtim të domosdoshëm në mes të oponentëve të grumbulluar rreth Lëvizjes për Reforma në BFI dhe Mulla Sulës. Reagimi i Ilir Metës, sipas po të njëjtit burim, ka qenë mjaft i ashpër, sepse është ndjerë i ofenduar dhe, duke dashur që ti ruaj raportet vëllazërore që i ka me z.Menduh Thaçin, i cili këmbëngul se Mulla Sula është një kryebandit, për këtë shkak ka kërkuar që të intervenohet në protokol dhe Mulla Sula të ulet në cep të tavolinës, me qëllim që ti bëhet me dije se po i mbaron syprina, horizonti, respekti, dhe se vendin e ka cepeve e qosheve.
Mulla Sulës i ka ngelur vetëm edhe një pretekst, më i sinqerti dhe më i miri: ta marrë pretekst pleqërinë dhe të ec, sepse në situatën që gjendet aktualisht është shndërruar në simbol i së keqes, në sinonim i shkatërruesit të një Komuniteti shekullor. Turpi dhe mallkimi do ti mbërthejë edhe ata që po e marrin prektekst pleqërinë e tij për ta mikluar edhe pak kohë sa i ka ngelur! Ky pretekst është kulmi i hipokrizisë.
No comments: