Shkruan : Nënkryetari i PDSH-së z.Orhan Ibrahimi
Nuk ka më keq, nuk ka mëkat më të madh, që të luhet paturpësisht, në mënyrën më djallëzore nga mega demagog, me ndjenjat e atyre që janë duke vuajtur padrejtësisht në kazamatet e Maqedonis.
Kush do ta bëjë reformën në pushtetin gjyqësor ?!
Kush ishte dhe kush është Ministër i Drejtësisë ?!
Ato që montuan, ato që i sakatuan, ato që brenda natës planifikuan gjyqe morbide, ato që kanë dhanë dhe janë në proces për të dhënë dhjetra mijra vite burgosje për shqiptarët më të mirë, për djemt dhe bijat që janë krenaria jonë.
BDI-ja, fatkeqsia elementare e shqiptarëve, ato “Reformatorë”!
Vrasës dhe kriminel të ndajnë drejtësi!
Për ta besuar “Qeverinë Reformator”, qytetari shqiptar ështe dashur ti shohë këto “Reforma” në Programin e Qeverisë.
Është dashur që me procedurë të përshpejtuar të votohet ligj për amnesti për të gjitha rastet e montuara politike.
Si dhe gjitha ligjet tjera që do ta rregullonin statusin juridiko-kushtetes të shqiptarëve, të cilat ishin propaganduar me pompozitet të paparë, me “Platformen Shqiptare”.
Të gjitha këto ligje duhej të kalonin në Parlament para se të votohej “Qeveria Reformatore”.
Zotime këto të dhëna nga mega demagog.
Zotime këto të dhëna nga mega demagog.
Ku u tret, si u avullua, ku na iku “Platforma”?
Punë që e kemi parë dhe e kemi ndjerë në lëkurën tonë në të kaluarën. Sot, “Platforma” u tret dhe avullua tek bandad kriminele të BDI-së dhe tek pataricat (partiçka) e BDI-së, të tregtuara në “karriga ministrore”.
No comments: