Sot, në orët e vona të pasdites, në një kohë jo të zakonshme për vizita, Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, paska pritur në takim zyrtar Sulejman Rexhepin, të vetëshpallurin Reis Ulema i BFI-së, bashkë me lojalistët e vet, myftiun e Gostivarit Shaqir Fetahun si dhe myftiun e Tetovës Qani Nesmin.
Me këtë rast, Kryeparlamentari Xhaferi, duke qenë akoma nën delirin e emërtimit të tij në postin më të lartë shtetëror, harron se në takim ka pritur recidivin e qeverisë VMRO-PDSH dhe, njëherit, të vetmin funksionar të kësaj qeverie të cilën qeveria reformatore e Kryeministrit Zoran Zaev akoma nuk po e vë në shënjestër të masave të domosdoshme reformuese.
Edhe zogjtë e malit e dinë që ky njeri, Sulejman Rexhepi, si bekues i diskriminatorit më të madh antishqiptar dhe antimysliman, Nikolla Gruevskit, është lëndë i shumë proceseve gjyqësore për vepra penale tashmë të kryera dhe që ka qenë nën sqetullën mbrojtëse të strukturave VMRO-iste. Sulejman Rexhepi, si dhelpër e hershme, jo njeherë ka deklaruar se është i gatshëm të punojë me të gjitha strukturat qeveritare, pa ia turbulluar në asnjë rast dhe në asnjë moment ujin qeverisë që nuk është në gjendje të plotësoje asnjë kërkesë qoftë shqiptare qoftë myslimane.
Pa dyshim, Sulejman Rexepi përmres kësaj vizite zyrtare mundohet që ti ulet në prehër pushtetit të ardhshëm, por, sikur po harron se pushteti i ardhshëm tashmë është betuar se do të jetë refrmatore e pakompromis duke eliminuar çdo padrejtësi dhe çdo shkaktar të këtyre padrejtësive të pushtetit që iku. Bashkë me këtë pushtet që iku, gjithësesi që duhet të ikë edhe Sulejman Rexhepi, funksionar i ish-pushtetit dhe jo të rehabilitohet nga, po ashtu, recidivat e pushtetit të kaluar. Kryeparlamentari Xhaferi duhet ta pranojë këtë gafë, nëse nuk ka pasur për qëllim që ta godasë qeverisjen LSDM-BDI, sa për tia bërë me dije se po rirreshtohen strukturat e mëparshme të VMRO-së, gjegjësisht, të Nikolla Grueskit.

No comments: