Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Në një intervistë me “Bild”, Mavraj ka thënë se ka zgjedhur të ndihmojë familjet në nevojë, edhe pse mund të blejë orë të shtrenjtë apo të ndërtojë shtëpi për vete.
“Po ju japë një shembull të thjeshtë: Unë mund të blej një Rolex në Gjermani ose të ndërtoj një shtëpi për vete në Shqipëri. Këto gjëra nuk kanë rëndësi për mua personalisht. Por tani unë kam mundësi të bëjë para të mira përmes futbollit. Përveç kësaj, unë kam njohur njerëz të rëndësishëm dhe me ndikim. Unë dua që ta përdor këtë rrjet [rrjet të bamirësisë në Shqipëri v.j], ta përdorë siç është më së miri dhe të bëjë mirë”, deklaroi Mavraj për “Bild”.

Mavraj ka thënë se është pjesë e një organizate humanitare, e cila ndihmon familjet në nevojë, ndihmon fëmijët të arsimohen dhe po ashtu edhe të moshuarit në nevojat e tyre, njofton Insajderi.
“Për dy vite, unë kam qenë kontribues i një organizate humanitare që punon për nevojtarët e të gjitha llojeve. Ne u mundësojmë fëmijëve të kenë një arsimim të mirë, organizojmë mësues që të shkojmë në shkolla në fshatra, kujdesemi për të moshuarit, njerëzit e sëmurë, i ndihmojmë me strehim”, deklaroi futbollisti shqiptar.

Për dallim nga ai, kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ishte pjesë e kritikave mediatike të mediave jo vetëm të vendit dhe rajonit, por edhe të atyre botërore për mbajtje të një ore dore Rolex që kushton 37.000 dollar. Sulejman Rexhepi kuptohet është lider fetar dhe mbi të gjitha duhet të dominon humaniteti, por tek ai është e kundërta meqë donimojnë luksi, sefaja dhe keqpërdorimet. Mos të harrojmë se për të kishte mjaft kritika për keqpërdorime të fondeve të ndryshme një ndër ato janë edhe donacionet që u dedikuan nga mbarë rajoni dhe vendi për vërshimet dhe familjet e rezikuara nga vërshimet vitin e kaluar në Hasanbeg dhe rrethinë. Gjithashtu kohë më parë kishte edhe dëshmi të gjallë nga një donator Turk që jeton dhe vepron në Austri për keqpërdorime të ndryshme nga kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Përmes këtyre deklaratave Mërgim Mavraj edhe pse i fiton paratë vetë me mund dhe punë përsëri ndhmon të varfërit dhe jo si Sulejman Rexhepi i cili pos vetë edhe mbarë familjen e furnizon me rroga nga BFI. Dihet publikisht se buxheti i BFI fund e kry është donacion nga muslimanët, andaj me çfarë të drejte Sulejman Rexhepi të mbanë orë Rolex, ndërsa shumë musliman në vend dalin gati çdo ditë në media dhe tregojnë hallet e tyre që i kanë nga gjendja e rëndë socio-ekonomike. Mavraj këshilllon Sulejman Rexhepin përmes këtij veprimi duke i treguar se ora Rolex është haku i muslimanëve për të cilët duhet kujdeset.

     




About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top