Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Keni dëgjuar tek thonë për njerëzit jo të sinqertë, dallaverxhinjë, se masin me dy kyte! Njëri kut është gjithnjë ai i duhuri, i sakti dhe i pranueshmi, kurse kuti tjetër është ai që gjithnjë ia plotëson dëshirën e ulët matësit

Shkruan: Mr. Eset SHAQIRI


Kurse, i vetmi njeri në botë që matë me tri kute është Mulla Sula. Atij nuk i pret sakica në një vend. Në rrafshin fetar, njërin kut, kutin islam, e përdor për ta përmbshur interesin e vet të dobët, të ulët dhe antiislam, kutin e dytë, atë krishter e përdor për ta fshehur dhe maskuar kutin e parë, kurse kutin e tretë, atë ortodoks e përdor për ta shprehur devotshmërinë e vet në këtë besim. Ja pse? Këto ditë, shqiptarët anekënd botës u bekuan me një gjë që nuk i ndodhë secilit popull në botë dhe nuk përsëritet me shekuj e shekuj. Kisha katolike e Shenjtëroi një bijë shqiptare, një bijë që në sytë e botës i dha formë bamirësisë, një bijë që tash e tutje nuk do të thirret Nënë Tereza por Shën Tereza. Tërë bota u mrekullua nga përkatësia e saj shqiptare të cilës vulë i ra edhe Vatikani, duke ua mbyllur gojën një herë e mirë të gjithëve që përpiqeshin etniksht t'i dalin zot kësaj Shenjtore. Shqiptarët, si komb, u bënë me një shenjtore! Të gjithë personaitetet e thanë nga një fjalë të lumtur, kurse vetëm Sulejman Rexhepi heshti, heshti sepse nuk ia la feja ta thotë asnjë fajë! Natyrisht, jo feja islame, sepse po të ishte përkatës i mirëfilltë i fesë iame, ai nuk do ta bekonte puro ortodoksin, Nikolla Gruevskin. Papa e luti Zotin që ta shenjtërojë besimtaren e tij, Nënën Tereze, kurse Mulla Sula e luti Zotin që ta bekojë besimtarin e vet, Nikolla Gruevskin. Ja pra, ku konsiston lutja e Mulla Sulës aq e përshpirtshme që ta bekojë Gruevskin. Hej, gospodin gospodin Suljo, gabim e ke! Nuk mund të jeshë as një gram më mysliman se Kryegjyshi i bektashinjëve shqiptarë, Baba Mondi dhe, Kryetari i KMSH H. Skënder ef. Bruçaj të cilët, gjatë shenjtërimit të motrës së tyre prej gjaku, ishin në "sajfe" të parë. Shko e pallohu iftar me besimtarin tënd, Ivanovin!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top