Zhurnal.mk po njollos Lagjën e Trimave, duke
publikuar kinse një lajm lidhur me një vizitë që iu bë nga një grup i hoxhallarëve
për Reforma në BFI - NISMA, ata pa fije turpi shpifen nikoqirët! Parashtrohet
pyetja: Në dobi të kuj është njollosja e banorëve të Lagjës së Trimave!? Nuk ka
dyshim se në dobi të atyre që më së shumti i kan hak kësaj lagje!
Nga banorët e Lagjës së Trimave vijnë reagimet e
para, ata madje thonë se kjo shpifje kundër Lagjës së Trimave dhe hoxhallarëve
të Nismës për Reforma në BFI, ndoshta është si rezultat i asaj se këta të fundit,
janë të parët që publikisht apeluan të ndihmohen materialisht edhe familjët e dëshmorëve
si dhe familjarët e të burgosurve!
E vërteta është se Nisma është mirpritur dhe shoqëruar
nga banorë të lagjës së Trimave për gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur vizita dhe
e gjithë ngjarja ka qenë e xhiruar nga kamera televizive. Sëkëndejmi, gënjeshtrat
e Zhurnalit rezultojnë të jen thjesht të paguara nga persona të dyshimtë që u
pengon veprimtaria e Nismës për Reforma në BFI!
No comments: