Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Janë të shumta dhe të padurueshme pasojat që po i përjeton mbarë BFI si pasojë e vazalitetit të Sulejman Rexhepit dhe të lutjeve të tij drejtuar Allahut Mëshirëplotë për ta bekuar Gruevskin, këtë "diktatorçiç" përmes të cilit Sulejman Rexhepi haptazi mundohet ta korrigjojë historinë: në raport me shqiptarët, nuk na paska qenë Sllobodan Millosheviqi diktatori më i madh i Ballkanit, por ky na paska qenë Nikolla Gruevski
Nga Ali Avdullahu
Mbarë opinion i vendit tashmë është dëshmitar i një fakti: Sulejman Rexhepi, sa herë që e merr mikrofonin në dorë, jo që del qesharak me gafat e tij të pazakonta por, për më tepër, po dëshmon se diçka nuk është në rregull me shëndetin e tij mental. Jo rastësisht, në krejt botën, për moshën e tij joproduktive është paraparë edhe pensionimi. Megjithatë, Sulejman Rexhepi është i bindur se është "shumë i kthjellët" në tërë atë që e thot ndaj dhe, kjo, na jep të kuptojmë se ai, pa dyshim, është në shërbime të huaja. Këto ditë, Sulejman Rexhepi deklaroi se Nikolla Gruevski na qenka diktatori më i madh që e paska pasur Ballkani! Për cilin Nikolla Gruevski e ka fjalën Sulejman Rexhepi, për atë që e bekoi publikisht, për atë që me plotë gojë tha "E lus ALLAHUN e Madhërishëm që ta bekojë Nikolla Gruevskin"?! Gafë mbi gafet! Një herë e bekon, pastaj e shpall për diktator më të madh që ka pasur Ballkani dhe, kësisoj, futet në "fushën e minuar", aty ku shpërthen e vërteta! Me këtë deklaratë Sulejman Rexhepi vetëm sa përpiqet ta rehabilitojë figurën e Sllobodan Millosheviqit, duke e amnistuar prej tërë atij krimi që e ka ushtruar mbi shqiptarët dhe duke e paraqitur si "diktarçiç" në raport me Nikolla Gruevskit të bekuar prej Sulejman Rexhepit. Po supozojmë se Nikolla Gruevski na qenka diktatori më i madh në Ballkan! Po kush ia krijoi shanset që të bëhet diktator kaq i madh dhe kaq i rrezikshëm. Natyrisht - 1. Lutja e Sulejman Rexhepit drejtuar Allahut të Madhërishëm për ta bekuar Gruevskin; 2. Heshtja prej një qyqari e Sulejman Rexhepit para projektit të Gruevskit për ta barokëzuar Shkupin, stil ky i dalur nga filozofia e reformave kishtare kah fundi i shekullit XVII; 3. Heshtja para përpjekjeve për ta zhdukur idenë e rikthimit të Burmali Xhamisë dhe minim i të gjitha protestave të myslimanëve të vendit për ta sendërtuar atë ide; 4. Lejimi në heshtje i Sulejman Rexhepit për ta krishterizuar Kalanë e Shkupi; 5. Heshtja qyqare e Sulejman Rexhepit para fabrikimit të etiketimit të shqiptarëve si vrasës e si pjesëmarrës nëpër luftëra kundër NATO-s (rasti "Monstra"); 6. Pranimi heshturazi për t'u future nëpër skemat e bashkëpunimit me vehabistët dhe grupet radikale me qëllim që shqiptarët të etiketohen si bartës të kësaj ideologjie antiamerikane në rajon; 7. Legjitimimi i aksioneve militare të Gruevskit në Lagjen e Trimave duke i quajtur viktimat si "grupe terroriste"; 8. Pranimi i pozicionit prej vazali duke qenë "potërçko" i BDI-së, partisë shqiptare që e legjitimon drejt për drejt Gruevbskin diktator; 9. Shitja e lirë e Sulejman Rexhepit përmes korrupsionit, nepotizmit, hajnisë, krimit, banditizmit që e karakterizon këtë njeri në sytë e botës, pra edhe të diktatorit Gruevski. Prandaj, është mirë që Sulejman Rexhepi mos ta luaj rolin e engjëllit, sepse asnjë djalli nuk i ka shkuar ndoresh ky rol. Sikur Sulejman Rexhepi vetëm pak të ishte i sinqertë, nga roli i liderit të të gjithë myslimanëve në vend në çdo situatë do të kishte mundur ta dridhë Nikolla Gruevskin, madje edhe ta shporrë përgjithmonë nga skena politike. Por, përkulja e tij e devtoshme para këmbëve të Nikolla Gruevskit ka mundësuar që ky i fundit të jetë aq i egër ndaj shqiptarëve dhe të sillet me aq nonshalancë karshi vlerave të islamit në vend. Sulejman Rexhepi tashmë ia ka mësuar "stilet" Nikolla Gruevskit. Duke e sulmuar, madje edhe duke e etiketuar rëndë, pret që Gruevski ta ftojë në bisedime, të merren vesh që ta zbusin "armiqësinë" e ndërsjellë, duke i ndalë sulmet në këmbim të ndonjë kërkese meskine të Sulejman Rexhepit e cila kërkesë do t'i vë në hipotekë edhe vetë atë por edhe mbarë BFI-në te Nikolla Gruevski. Janë të shumta dhe të padurueshme pasojat që po i përjeton mbarë BFI si pasojë e vazalitetit të Sulejman Rexhepit dhe të lutjeve të tij drejtuar Allahut Mëshirëplotë për ta bekuar Gruevskin, këtë "diktatorçiç" përmes të cilit Sulejman Rexhepi haptazi mundohet ta korrigjojë historinë: në raport me shqiptarët, nuk na paska qenë Sllobodan Millosheviqi diktatori më i madh i Ballkanit, por ky na paska qenë Nikolla Gruevski! Nuk ka më trishtim se me të lënë mendja. Shembulli më i mirë që e shpjegon këtë filozofi popullore është vetë Sulejman Rexhepi. Zoti e marroftë!
/Balkan-News

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top