Kreu PDSH-së Menduh Thaçi ka akuzuar sot kreun e BDI-së Ali Ahmeti se në takimet e liderëve nuk ka përfaqësuar çështjen shqiptare por se ka folur me gjuhën e Gruevskit dhe në mbrojtje të tij. Sa iu përket kërkesave të shqiptarëve në këto takime, Thaçi është shprehur se të njëjtat janë bërë nga PDSH-ja dhe jo nga BDI, ndërsa është shprehur i bindur se këto kërkesa të shqiptarëve nuk do të realizohen kurrë.
“Zoti Ahmeti në takimet e liderëve gojën s'e ka çel, figurativisht në takimin e katërt unë i kam thënë, o pehlivan fol bre një fjalë, asnjë fjalë,sidomos pas publikimit të bombave të opozitës maqedonase. Çështja e dytë, ekziston e-maili prej partisë tonë kur kërkesat tona janë dërguar komisionit evropian dhe grupit të punës që udhëhiqet nga një zyrrtar i lartë i KE, që janë shtatë kërkesat e njohura. Çështja e tretë pasi Ahmeti thotë se të gjitha kërkesat fundamentale edhe BDI-ja i ka parashtrua në tavolinë dhe ka arrit ti bëj pjesë e marrëveshjes, bëhet një pyetje shumë logjike, 12 vjet zoti Ahmeti dhe BDI-ja çfarë kanë bërë me qeverisjen e vendit?
E katërta, ja jap të gjitha kërkesat ok, Ai i ka bë unë s’kam bë asgjë, megjithatë dua të konstatoj para opinionit shqiptar se këta kërkesa nuk do të realizohen asnjëherë. M`u duk shokuese deklarata se ai është përkujdes që të mos degjenerohet Gruevski apo denigrohet Zaevi. Zoti Ahmeti sillet sikur është komisionari Han, kurse harron se ai është katër-cipërisht përgjegjës si objektivisht dhe subjektivisht njëjtë sikur Gruevski”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Tre argumenta brenda një jave që flasin se tani, Shaqir Fetai, ka kaluar në një standë më të lartë se të qenurit bashkëpunëtor i oficerit ...
-
(Përkitazi me librin “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”, i cili sapo doli nga shtypi, nën përkujdesin e Korporatës pë...
-
Sulejman Rexhepi i BFI-së vepron me arshina të ndryshëm ndaj ''muftive'' ashtu siç edhe shteti sillet sipas kreut të BFI...
-
Nga Alsat-m mësuam se Gjykata Themelore Shkupi II, si gjykatë e shkallës së parë, ka vendosur në favor të paditësit, Bashkësisë Fetare Is...
-
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z.Menduh Thaçi në rrjetin e tij social Facebook shprehë përkrahje për Presidentin dhe ...
-
Fjala “përurim” do të thotë inagurim, apo, ceremoni me rastin e fillimit të një vepre, ose, me rastin e fillimit të punës së veprës së mbaru...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: