Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sulmet vazhdojnë në mënyrë që të sigurohet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Turqisë.


ANKARA (AA) - Aeroplanët luftarakë për dy netë me radhë bombarduan objektivat e organizatës terroriste DAESH në territorin verior të Sirisë, si dhe objektivat e organizatës terroriste PKK në Irakun verior, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, të Qendrës për koordinim të Qeverisë turke, thuhet se sulmet vazhdojnë në mënyrë që të sigurohet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Turqisë.
"Forcat e armatosura turke kanë kryer sulme ajrore mbi objektivat që i përkasin DAESH në Siri dhe PKK-së në Irakun verior. Sulmet mbi objektivat e mësipërme ishin efikase. Në këto sulme ajrore janë goditur vende të fshehta, strehimore, shpella, si dhe zonat logjistike që i përkasin PKK-së në vendet Zap, Metin, Gara, Avasin-Basyan, Sinath, Hakurk dhe Kandil në Irakun verior. Në të njëjtën kohë janë kryer sulme ajrore me mbështetje të Komandës së Forcave Tokësore edhe mbi objektivat e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë, si dhe mbi objektivat e PKK-së në Irakun verior" thuhet në deklaratë.
Më tej shton se sulmet janë kryer në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin kombëtar të Turqisë.
Në të njëjtën kohë, policia në 22 qytete të Turqisë ka kryer një operacion, në të cilin janë arrestuar 590 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste PKK dhe DAESH.
Sot në një deklaratë për mediat Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu ka dhënë se deri më tani në të gjithë vendin janë arrestuar 590 persona. Ai ka deklaruar se këto janë operacione të cilat i shërbejnë qetësisë publike dhe sovranitetit të shtetit të Turqisë.
"Askush të mos i zgjasë gjuhën e presionit shtetit të Republikes së Turqisë dhe popullit turk. Ai i cili bën presion e gjen përgjigjen. Ai i cili mbjell erën korr furtunën. Nëse prishet edhe njëherë qetësia publike nuk do të goditen vetëm ato që përdoren si mashë apo ato pjesë që gënjehen por edhe qendrat të cilat japin direktiva do të marrin pergjigjen e duhur. Për këtë arsye ka ardhur koha që të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një gjë të tillë ti thirrin mendjes dhe ti venë gishtin kokës" është shprehur Kryeministri i Turqisë, Davutoğlu.
Vendimi i autoriteteve turke në lidhje me sulmet e pozicioneve të DAESH është miratuar më 23 qershor në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu.
Në sulmet e ndodhura ditë më parë nga drejtimi Sirisë në pozicionet e ushtrisë përgjatë kufirit në Kilis u vra një oficer i ushtrisë Turke dhe dy rreshterë u plagosën, pas së cilës forcat turke u përgjigjën me kundërsulme.
Qyteti kufitar Kirkkale ndodhet në kufirin turko-sirian pranë qytetit Surucu, ku të hënën ndodhi sulmi terrorist me bombë që mori jetën e 32 personave, ndërsa se sipas hetimeve paraprake, kjo ishte vepër e DAESH-it.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top