Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Amnestia e krimit!!!

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski pronar i portalit burevesnik keto ditë publikoi një megaskandal. Në vazhdim postojmë të plotë skandalin që e publikoi Zoran Bozhinovski.
Presidenti i RM-së George Ivanov ‘amniston” kriminelë ( këtë e bënte edhe Cërvenkovski!) Pyeteni përse shërbejnë larjet e hesapeve përmes armëve në radhët e BDI-së ja ku e keni përgjigjen, Kriminelë, reketarë dhe vrasës, shumë komod ulen në zyrat e ministrit të drejtësisë dhe drejtësinë e ndajnë vetë.
Dokumentet vetë i nënshkruajnë. Rezultati I kësaj janë rrugët , restorantet, piceritë e vendet e ngjashme, të mbushura me gjak. Në këto foto që po I publikoj EKSKLUZIVISHT, ( dhe Muhamed Zeqiri dhe ekskluzivcat e ngjashëm si ai do ti publikojnë si të tyret), shihet qartë se si USAME SULEJMANI, shoferi I ish ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti, i ulur në kabinetin e ministrit, nënshkruan dhe vulos dokumentet e amnistisë për shokun e tij, që gjithashtu ishte pjesë e sigurimit të ministrit. USAME SULEJMANI është nipi i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Në foto shikohet se lënda ka të bëjë me amnistinë për personin Jakup Salush Zejdi, i përfshirë në incidentin e armatosur mes grupit të Blerim Bexhetit dhe Rafis Halitit ( komandant Msusit). Pas incidentit dhe pas lëshimit nga spitali, Zejdi Jakui bashkë me nipin e kryetarit të BFI-së, Usame Sulejmani, organizuan aksionin e armatosur për kthimin e reisit Rexhepi në BFI prej nga e kishin përzënë kohë më parë grupi i sekretarit të përgjitshëm të BFI-së dhe myftiut të Shkupit.
Kam edhe foto të tjera që do ti bëj publike nesër, për ta ilustruar afërsinë që ZEJDI JAKUPI dhe USAME SULEJMANI, ( të punësuarit e Blerim Bexhetit) kanë me reisin Rexhepi.
Bashkë me djalin e tij ZEGLUL REXHEPI (inspektor në MPB), ata përbëjnë kokën e agjëncisë për sigurim të fshatit Gllumovë, VOLF SECURITY. Kjo agjenci me paratë e të besuarve të BFI-së, mbron bashkësinë fetare islame dhe objektet e saj e “mbrojnë” nga besimtarët me paratë e besimtarëve./Drejtimi.com/




Haliti-Adili: Emërimet në Qeveri, vendime të pamatura nga BDI

Rafiz Haliti i BDI-se, e ka akuzuar bashkepartiakun e tij Musa Xhaferin, për mosrespektimin e bazave të partisë. Sipas Halitit dhe Zulfi Adilit poashtu nga BDI-ja, emërimet që kaluan së fundi në Qeveri, janë vendime jo të mira dhe të pamatura nga BDI-ja.
“Në këtë drejtim ka pakënaqësi të mëdha në degën e Sarajit. Këto pakënaqësi nuk janë prej sot janë prej më herët për shkak se zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit gjatë kohë anashkalon strukturat e degës, anashkalon organin partiak i cili së paku duhet të njoftohet ose të jep mendimin e vet pavarësisht për kë bëhet fjalë, pavarësisht në çfarë posti ku shënohet”, deklaroi Rafis Haliti, deputet i BDI-së.
“Edhe ky vendim nuk është respektuar nga ana e njerëzve të caktuar të cilët pretendojnë se janë faktor kyç në BDI po për të qenë faktor duhet të jesh i respektuar dhe duhet të respektosh bazat e jo të faktorizohesh në forma individuale ose personale....Pakënaqësitë janë të mëdha për arsye se njerëzit, anëtarësia, struktura dhe kontribuuesit të cilët kanë dhënë kontribut në zgjedhjet e fundit kanë pritur që të jenë të përfillur dhe kur nuk përfillet kontributi i aktivistit, atëherë në këtë proces gjërat vetëm me iniciativë ose me qëllim personal të dikujt fillojnë të shkojnë në drejtim jo të mirë dhe jo të duhur”, tha Zulfi Adili, deputet i zonës./ALSAT-M

KUSH PO E RRENON BFI-në

Rasti: Shoqata ILMIJE në RM

Shkruar nga teologë të papunësuar!

Në kuadër të BFI-së “funksionojnë” edhe shoqata dhe agjensi të ndryshme të cilat duhet të jen themeluar bazuar në Kushtetutën e BFI-së. Padyshim se ato kan edhe statutet ose rregulloret e tyre në bazë të t cilave duhet të mbështesin aktivitetetet e veta! Psh. Shoqata “ILMIJE”në RM ka Statut dhe detyrimisht ka edhe person që është përgjegjës ose nënshkrues i dokumentacioneve. Thuhet se i ngarkuar (jo i zgjedhur në bazë të Statutit) është Rexhep Ziberi edhe pse nuk dihet tamam se a është Sekretar i Shoqatës apo Kryetar, apo njeri i sigurimit në BFI! Sidoqoft, pasi merr pjesë në mbledhje të Rijasetit, dmth mban përgjegjësinë e kryetarit të shoqatës, anipse më 04.05.2015 në ambientet e BFIM-së po ky far kryetari përdori armë të ndaluara “shok elektrik” dhe armë zjarri që posedonte me leje! Me çrast, për herë të parë nga BFI u tha se Rexhep Ziberi paska qenë njeri i sigurimit në BFI!
Pasi kësaj radhe po shkruajm lidhur me Shoqatën “ILMIJE”, për të ngarkuarin e Shoqatës Rexhep Ziberin kemi disa pyetje: A e ka lexuar ndonjëherë Statutin e Shoqatës? Kur është regjistruar për herë të fundit? A i njeh themeluesit e Shoqatës? A i njeh anëtarët e Kuvendit dhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës? Dhe krejt në fund, a mund që të paktën të tregon vetëm një gjë, prej kur është i punësuar në atë shoqatë - mos gabovshim në vitin 2008, a ka mbajtur ndonjë mbledhje me kryesinë ose me Kuvendin e Shoqatës!?Dhe përse me vite të tëra nuk mbahen mbledhje!?
Dihet botërisht se Shoqata mbahet funksionale vetëm në letër dhe ajo është sa për ti shërbyer atij vet dhe të parit të BFI-së!
Njohës të rrethanave në BFI e dinë se Sulejman Rexhepi për asgjë nuk pranon të fajësohet, ai fajin gjithnjë e hedh te të tjerë, të tjerë akuzon se janë dashakeq të institucionit, shkatërrues e çfar nuk thot! Por ja që realiteti e dëshmon të kundërtën!
Në shoqëri normale, për njerëz normal, do të mjaftonte kjo për të dhënë dorëheqje, apo për t’u dënuar menjëherë nga oganet e institucionit, mirpo ja që “ne kemi fatin” të jetojmë në shoqëri ku ata që duhet të dënohen, vazhdojnë të keqpërdorin institucionin! Dhe jo vetëm kaq, marrin edhe mbështetje dhe shërbime nga subjekt politik ne pushtet si dhe nga institucione dhe organe shtetërore! Pastaj për t’u vetmbrojtur, Sulejman Rexhepi duhet të sulmon dhe akuzon të tjerë!
A mund të jet dikush ma patriot se Sulejman Rexhepi? Mazallah! Ai flamurin kombëtar e mban në kulm të shtëpisë, në zyrë e facebuk…! Ska dyshim se është për mashalla!

Marrur nga Opinione

OPINION: Këshilli i Sulejman Rexhepit apo i Fetvave të BFI-së

Shumë është e freskët fotoja e Sulejman Rexhepit e realizuar me Ermira Mehmetin. Pytja ime ishte dhe do të mbetet: Sa është e lejuar që një burrë (“lider i muslimanëve”) gjatë realizimit të një fotoje të ngjitet me trupin e dy femrave?! Akoma nuk e kemi të qartë qëndrimin e disa “evlijave me mjekra të laramanta” të cilët deri dje çfarë nuk thanë për njëri tjetrin dhe anasjelltas, Sulejman Rexhepi me Bekir Halimi, Ferid Selimi, Remzi Isaku, Ramadan Ramadani, Muhamed Zekiri, etj. Si heshtin për këtë skandal dhe këtë haram të Sulejman Rexhepit është befasi, bile bile si duket e llogarisin si të arsyeshme meqë janë shpërblyer për heshtjen dhe bashkëpunimin që kanë lidhë. Apo e llogarisin të arsyeshëm këtë mëkat meqë tërë ditën kishte “agjëruar” Sulejman Rexhepi! 

Shkruan: Idriz Bajrami


Kaluan goxha ditë, por akoma nuk kemi qëndrim dhe përgjigje institucionale nga Këshilli për Fetva i BFI lidhur me sjelljet jo islame të Sulejman Rexhepit. Sjelljet e tija janë jasht kornizës islame, jasht kodeksit moral të Kuranit dhe Sunetit Profetik. Është shumë e logjikshme të parashtroj pyetje opinioni i gjërë për sjelljet joislame të Sulejman Rexhepit meqë ai është prijës i tyre, është lider shpirtëror dhe ai duhet të merret si shëmbull tek muslimanët dhe më gjërë. Si zakonisht si qytetar i këtij vendi kemi përcjellur në vazhdimësi sjelljen dhe veprimet e Sulejman Rexhepit, andaj jamë shumë kureshtar të dijë se ky Këshill i fetvave është themeluar vetëm për të dhënë ndonjë përgjigje që i vynë Sulejman Rexhepit apo për çështje të ndërlikuara në interes të popullatës muslimane. Neve kishim parashtruar disa dilema me qëllim që të mësojmë të vërtetën dhe realitetin. Shumë është e freskët fotoja e Sulejman Rexhepit e realizuar me Ermira Mehmetin. Pytja ime ishte dhe do të mbetet: Sa është e lejuar që një burrë (“lider i muslimanëve”) gjatë realizimit të një fotoje të ngjitet me trupin e dy femrave?! Akoma nuk e kemi të qartë qëndrimin e disa “evlijave me mjekra të laramanta” të cilët deri dje çfarë nuk thanë për njëri tjetrin dhe anasjelltas, Sulejman Rexhepi me Bekir Halimi, Ferid Selimi, Remzi Isaku, Ramadan Ramadani, Muhamed Zekiri, etj. Si heshtin për këtë skandal dhe këtë haram të Sulejman Rexhepit është befasi, bile bile si duket e llogarisin si të arsyeshme meqë janë shpërblyer për heshtjen dhe bashkëpunimin që kanë lidhë. Apo e llogarisin të arsyeshëm këtë mëkat meqë tërë ditën kishte “agjëruar” Sulejman Rexhepi! Hoxhallarë të tipit se nëse “prijësit” i mungon morali dhe edebi islam, ai nuk duhet ndjekur, në fakt ai duhet të largohet nga detyra që ushtron ngase popullin tonë e pret një kohë e errët, munguan dhe qenkan të interest dhe jo të parimeve islame. Ky Këshill si duket është i Sulejman Rexhepit e jo i Fetvave i cili është themeluar vetëm për ta arsyetuar dhe mbuluar dështimet, mëkatet dhe skandalet e Sulejman Rexhepit dhe jo për t’u përgjigjur, shpjeguar ose sjellur ndonjë vendim për çështje që tangon shoqërinë dhe institucionin e BFI. Heshtja e Këshillit tregon se ai është skandal në vete i Sulejman Rexhepit, andaj një këshill për fetva si ai që heshtë nuk mund të jetë funksional dhe legjitim deri sa është Sulejman Rexhepi në këtë institucion.                                                                                    Akoma opinioni i gjërë nuk morri përgjigje për sharjet që bëri Sulejman Rexhepi hoxhallarëve publikisht, për keqpërdorimin e postit. Sa ky lider i muslimanëve meriton të shkon nëpër xhami e xhemate të muslimanëve( edhe pse nuk e shohim askund), të kërkon ndihmat e muslimanëve, të edukon popullin, të mëson sipas parimeve islame , të përcjell porosi fetare pas sharrjes në publik. Sa meriton të nderohet dhe respektohet kur shanë nënat e muslimanëve? kUr dihet se nënat e këtij populli janë pjesë dhe anëtar të BFI-së. Nga mediat mësuam se pikërsht dëshmitarë të atyre sharjeve kishin qenë edhe muftitë e Bashkësis Islame për të mos thënë muftit e Sulejman Rexhepit. Sa vallë këta mufti i njohin parimet islame kur bie fjal për sharrjet që vijnë nga një hoxhë edhe atë në publik? Edhe sa duhet këta mufti të jenë në shërbim të shejtanit, ngase vetëm shejtani është i prishur, djallëzor, i paturpshëm, i lajthitur, etj.? Si tolerojnë që akoma të jetë në krye të BFI, Sulejman Rexhepi kur atë e përcjellin një numër i madh i akuzave të llojit për keqpërdorime të financave të BFI, për orën rolex mbi 35 mijë euro, për ora dore për femra të sjellur nga funksionar të BFI nga Haxhi ekskluzivisht me porosi nga Sulejman Rexhepi, abuzimet tjera të Haxhit dhe Kurbanave, etj. Këto janë vetëm disa nga skandel për të cilat kam parashtuar pyetje deri tek Këshilli i BFI për Fetva dhe akoma nuk kam pranuar asgjë përgjigje. Mbetemi të publikojmë në vazhdim pyetjet lidhur me skandalet tjera dhe çështjet që mendoj se janë të ndjeshme për të gjithë ne. Atehërë nëse nuk përgjigjen duhet të dinë se shërbimi i tyre ndaj djallit është i gabuar në çdo aspekt!

Shpërthim në SPB-në Shkup, dëmtohen tre automjete

Në afërsi të ndërtesës të SPB-së Shkup, në Aerodrom të Shkupit ka ndodhur një detonim i fuqishëm rreth 15 minuta pas mesnate. Nuk ka persona të lënduar, janë dëmtuar dritaret dhe tre automjete.
Ashtu siç deklaroi ndihmësministri i Punëve të Brendshme Ivo Kotevski, mbrëmë një autor i panjohur ka ardhur në afërsi të ndërtesës të Sektorit për punë të brendshme në Shkup dhe ka hedhur mjet shpërthyes i cili ka shpërthyer në buzë të trotuarit në parkingun në afërsi të objektit.
“Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes, janë ngritur hetime për ekspertizë. Autori i panjohur prejse e ka hedhur mjetin shpërthyes ka ikur”, sqaroi Kotevski, duke shtuar se sipas njohurive të para, me siguri bëhet fjalë për bombë dore./alsat

PDSH: Qeveria diskriminon komunat shqiptare

"Në 6 ditët e kaluara, nëpërmjet 219 amendamenteve të PDSH-së për rebalancin e buxhetit, shqiptarët kishin mundësi të shohin qartë e me fakte diskriminimin që ju bëhet në aspektin ekonomike, infrastrukturor, shëndetësor, kulturor, arsimor, mos hapja e vendeve te reja të punës etj.Diskriminim në baza etnike që pa përjashtim prek çdo sferë të jetës së tyre, diskriminim që u bën kjo qeveri e BDI-së me partnerin e saj VMRO-DPMNE".

Kështu është shprehur sot në konferencë për shtyp deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu.

Sipas tij, edhe rebalanci, si çdo buxhet dhe rebalanc tjetër shton varfërinë dhe mjerimin te shqiptarët. Edhe me këtë rebalanc shkelet e drejta e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze.

"Ta shohësh çdo ditë para vetes popullin tënd se si i merret djersa, gjaku dhe kafshata e gojës, e të mos e çash kokën fare, të heshtësh e të përkrahësh këtë përdhosje ndaj popullit tënd siç bënë deputetët e BDI-së për aq ditë sa zgjati debati për rebalancin e buxhetit", tha ai. 

Në këtë mënyrë, ai vlerëson se BDI vendosi që ti lërë me rrugë të shkatërruar, Sarajin, Studenicanin, Haraçinën, Vrapcishtin, Çolopekun, Tearcën, Bogovinjen e Zhelinën, ti lërë pa perspektivë ekonomike me rritje të varfërisë. 

"Buxheti reflekton politikat ekonomike dhe zhvillimore të një shteti dhe si i tillë ai nuk guxon të jetë diskriminues. Në fund, PDSH do të vazhdojë të kërkojë ndarjen e drejtë dhe të barabartë të buxhetit dhe mekanizmave ligjore që garanton këtë ndarje të drejtë", shtoi Aliu./albeu/

Po pëson BFIM-ja: DISKUTABILITETI LIDHUR ME LEGJITIMITETIN E KRYETARIT TË BFI-së

Definitivisht, për vite të tëra Sulejman Rexhepi na bind se nuk është njeri i parimeve, sa herë ka folur e ka premtuar disa punë dhe krejt në fund sillet sikur asgjë nuk ka thënë! Padyshim se kjo veti aspak nuk mund të jet islame, dhe me te drejtë flitet për ndonjë pazarë në dëm të muslimanëve! Kaluna disa vite, opinionit nuk i është thënë se si ngeli puna me Burmali xhaminë!Pse heshtë tani, pas gjithë asaj zhurme që bënte!?

Samet Avdiu


Të jesh në krye të një institucioni duhet të kesh legjitimitet jo vetem nga disa njerz apo përkrahës që për interesat e tyre personale i mbyllin sytë para të vërtetës! Ashtu njejtë siç i mbyllën veshët e tyre para një sharje banale nga i quajturi Reis ulema, Sulejman Rexhepi. Deri më sot opinionit i mungon një përgjigje e bazuar në Kushtetutë, Rregullore të zgjedhjeve dhe akteve të tjera normative të BFI-së Nuk ka dyshim se Sulejman Rexhepi është një nga personat më të urryer në Maqedoni, këtë deregje e ka arritur falë shkeljeve, gafeve dhe skandaleve për të cilat rëndë se mund të hasësh në ndonjë njeri që nuk ka dëgjuar, komentuar ose biseduar! Tani larg ndonjë norme islame ose juridike të BFI-së, për to le të flasin teologët ose njerëzit që janë marrur me çështjet juridike të BFI-së, por parashtrohet pyetja: Sa mund të jet legjitim një person i cili ka humbur simpatinë e gjërë në masë! Lidhur me këtë do të kisha përmendur tre cilësi të domosdoshme: besueshmërinë, urtësinë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar. Për të qenë në krye të BFI-së parasëgjithash duhesh të jesh njeri i besueshem te qytetarët e konfesionit islam. Kjo arrihet përmes ndershmerisë në punë dhe moralit në komunikim. Të cilat, sa herë që mungojnë, dosmosdoshmërisht mungon edhe urtësia-mençuria në sjelljen e vendimeve! Se a i plotson këto kritere Sulejman Rexhepi, muslimanët e vendit e njohin mjaft mirë! Sulejman Rexhepi më së shumti njifet përmes fjalorit të tij të flliqur, pastaj mënyrës pa fije turpi të nënçmoj, poshtroj dhe shantazhoj të gjithë ata që nuk mendojnë si ai. Në disa shkrime “të tija” mundohet disa personalitete ti quaj mafioz, spiuna, dashakqinjë, edhe pse asnjëri prej tyre asnjeherë nuk kan pasur dosje kriminale! Dhe më e pabesueshmja, Sulejman Rexhepi vet, dikuj i thotë se është spiun! Kurse vet ky, Sulejman Rexhepi, në këtë drejtim u përmend edhe në mediumin më prestigjioz në botë CNN! Definitivisht, për vite të tëra Sulejman Rexhepi na bind se nuk është njeri i parimeve, sa herë ka folur e ka premtuar disa punë dhe krejt në fund sillet sikur asgjë nuk ka thënë! Padyshim se kjo veti aspak nuk mund të jet islame, dhe me te drejtë flitet për ndonjë pazarë në dëm të muslimanëve! Kaluna disa vite, opinionit nuk i është thënë se si ngeli puna me Burmali xhaminë!Pse heshtë tani, pas gjithë asaj zhurme që bënte!? Në vend që të mirret me kthimin e pronave të këtij institucioni, Sulejman Rexhepi zgjodhi të shkruaj kolumna lidhur me çështje politike duke marrë rolin e analistit; madje largon nga puna njerëz që duke qenë këmbëngulës për kthimin e pronave, gjykata e Shkupit i dënoi me burgim! Ja ne po justifikojmë Sulejman Rexhepin për të gjitha këto, por ku na mbeten organet e e BFI-së, cili është roli i tyre!? Psh. një “Nje mexhlis i fetvave” i formuar së fundmi, sa është funksional? Cfar mund të përgjigjet lidhur me sharjen e Sulejman Rexhepit që ia bëri gjithë atyre hoxhallarve që nuk i sherbejnë atij!? Apo ndoshta edhe ky “mexhlis” u formua për ti shërbyer e për ta ndihmuar vetëm Sulejman Rexhepin! Realisht, Sulejman Rexhepi, ka nevojë për ndihmë. I mungojnë të gjitha. Sepse të jesh në krye të një institucioni duhet të kesh legjitimitet jo vetem nga disa njerëz apo përkrahës që për interesat e tyre personale i mbyllin sytë para të vërtetës! Ashtu njejtë siç i mbyllën veshët e tyre para një sharje banale nga i quajturi Reisul ulema, Deri më sot opinionit i mungon një përgjigje e bazuar në Kushtetutë, Rregullore të zgjedhjeve dhe akteve të tjera normative të BFI-së. Si duket kjo përgjigje nuk do të jepet kurrë! Ashtu siç nuk u dhanë edhe për shumë pyetje dhe akuza të shumta. Por heshtja e institucionit për shumë çështje të rëndësishme, mungesa e sqarimeve të argumentuara, bëri që besimtarët e vendit tonë ta thonë të veten gjatë muajit të Ramazanit! Fatkeqësisht, lejohet që për htër të Sulejman Rexhepit, të pëson institucioni!

 Autori është jurist i diplomuar dhe në prag të përfundimit të shkallës së tretë të studimeve Master në UEJL

BDI reteron për universitetin e ri pasi VMRO i tregon dhëmbët

Një ditë pasi VMRO-DPMNE ka dalë me qëndrim se tani për tani nuk ka propozim zyrtar për universitet të ri në gjuhën shqipe, BDI sot ka dalë me qëndrim më të përmbajtur. Deri sa dje “integristët” lavdëroheshin se universiteti i ri është punë e kryer, sot thonë se tani për tani bëhet fjalë vetëm për një ide, shkruan “lajmpress.com”. Në komunikatën e sotme, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me idenë për hapjen e një universiteti të ri në Shkup thotë se një ide fisnike e kombëtare si hapja e një universitetit është më shumë se absurde të negativizohet mediatikisht në këto përmasa “e aq më tepër kur nisma është ende një ide”.
"Për ne dhe për qytetarët do të ishte e pritshme të iniciohet debat për cilëndo çështje, por të organizohet një fushatë e tërë kundër avancimit të arsimit të lartë dhe ndërtimit të institucioneve arsimore, është thjesht e pakuptueshme. Hapja e shkollave dhe universiteteve, dhe në këtë kuadër edhe ndërtimi i kampit universitar në kazermën Ilinden, është vazhdimësi e politikave të BDI-së dhe kjo është faktuar në të gjitha periudhat e qeverisjes sonë", thuhet në  thuhet në kumtesën e BDI-së. 
Ndaj, thuhet më tej, ky nihilizëm qëllimkeq, më shumë se për vete idenë e hapjes se universitetit, na flet për tendencën për të sulmuar BDI nga qarqe të cilave u pengon që shqiptarët të përfaqësohen nga një parti e fortë, me përcaktime të palëkundura kombëtare dhe ndërkombëtare.
"Por jo vetëm kaq, pasi edhe kthimi i Shkupit në një qendër universitare me tre universitete, përfshi dhe UEJL dhe USHT është therë në sy për shumë qarqe, grupe e subjekte të njohura dhe të panjohura për ne. Sidoqoftë, motivet e kësaj fushate sa negative, po aq edhe absurde, janë të njohura për BDI-në dhe opinioni do të njihet me to në periudhën në vijim", thuhet në reagimin e BDI-së./lajmpress/

Kush janë 6 spiunët që i shpëtuan lustrimit në Maqedoni

Gjashtë shtetas të Maqedonisë, të gjithë që akoma janë gjallë nuk janë shpallur si spiunë, për shkak se kanë qenë në interes të shtetit, ka shkruar sot Plusinfo.
Emrat e tyre nuk janë shpallur nga Komisioni i Lustrimit dhe janë të mbrojtur nga Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit si dhe Agjencia e Kundërzbulimit, për shkak se ata janë në interes të sigurisë së shtetit.
DSK dhe AK për tre prej tyre ka kërkuar nga Komisioni i Lustrimit që të mos publikojë asgjë për ta dhe se kjo kërkesë është publikuar edhe në listën e personave të lustruar.
Tre identitetet kanë numrat 148, 151 dhe 152 dhe se dosjet e tyre janë vlerësuar si ‘top sekret’ dhe të sigurisë së lartë dhe se në përputhje me nenin 36 të Ligjit këto dokumente nuk publikohen. Edhe tre personat e tjerë gjithashtu janë të mbrojtur, derisa njëri prej tyre ka kryer funksion të lartë në MPB. Komisioni i pyetur se përse nuk ka publikuar dosjet e tyre, ka shkruar se ato janë të mbrojtur sipas nenit 36 të Lustrimit.
Ky nen thotë”:  Nuk zbulohen dhe publikisht nuk shpallen dokumente që mund të rrezikojnë sigurinë shtetërore, apo do të rrezikonin dhe përkeqësonin interesat shtetërore të Maqedonisë në planin ndërkombëtarë, apo do të rrezikonin jetën e ndonjë personi. Për të mos ndodhur kjo, shërbimi sekret dërgon propozim deri tek Komisioni. Me këtë komisioni vendos sipas vendimit dhe se nuk ka të drejtën e ankesës”.  Nuk dihet se në të ardhmen a do të zbulohet identiteti i tyre dhe se a do të hapen këto dosje kontestuese, derisa procesi i lustrimit po mbyllet në Maqedoni. (INA)

Ku janë 1081 projektet e premtuara të BDI-së

BDI në zgjedhjet e prillit të 2014 me shumë pompozitet kishte premtuar se ka platformë të saj me 1081 projekte që do të duhet të realizohen. Në këtë platformë që mund të vërehet edhe në faqen zyrtare të kësaj partie janë të shënuara 1081 projekte, në fusha të ndryshme në transport, energjetik infrastruktur komunale, shëndetsi, arsim, turizëm,bujqësi dhe në të gjitha fushat tjera.
“Qasja e barabartë me  fondet publike,ulja e papunsisë, arsimi cilësor dhe mjedis i pastër, janë një ndër prioritet e BDI-së, të parapara në Platformëne tyre zgjedhore. ,,Sa i takon buxhetitproporcioanl, ideja nuk është që vetëm, sipas regjistrimit të fundit 25 %  të buxhetit të shkojnë në disa segmente, apo zona ku janë të banuara me shqiptarë, por do kemi prioritet sferat, ku në periudhën e kaluar nuk është investuar, ose në bazë të nevojës, siç është arsimi dhe infrastrukutura komunale, do ndahet edhe më tepër. Do vazhdojmë të realizojmë projekte për zhvillim rajonal të barabartë”, kishte deklaruar Fatmir Besimi (12 prill 2014).
Me këtë platformë u premtua punësimi i 40 mijë deri 60 mijë punësimeve, rritje të BPV prej 4-7%, rritja e rrogave në të ardhmen prej 500 deri 600 euro rroga mesatare bruto në nivel të Maqedonisë. “ Investimet e huaja  nga 800 deri 1.2 miljard euro në katërvjeçarin e ardhshëm”, kishte deklaruar Besimi atëkohë për Radio Projekti 21.
Në BDI nuk kanë sqaruar se çfarë është realizuar nga mijëra premtimet e tyre. Nga rebalanci i tanishëm i buxhetit po dalin në sipërfaqe të dhëna se nuk janë paraparë mjete për projektet e premtuara, sepse bëhet fjalë për një buxhet në kushte krize, dhe që mbulon rrogat dhe ndihmat sociale.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE me intensitet të madh po realizon premtimet e bëra gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit të kaluar. Kryeministri Nikola Gruevski theksoi se partia e tyre ate që e premton edhe e realizon. Sipas tij, gati më shumë se gjysma e projekteve të platformës së partisë së tyre është realizuar me sukses dhe se po vijon realizimi edhe i pjesës tjetër të mbetur të projekteve të premtuara. (INA)

Opinion:ÇKA E FRIKESON DHE KUSH E TRIMERON SULEJMAN REXHEPIN

Tabela e diagnozës

Sulejman Rexhepi është njeri që karrierën e vet e ngrit mbi fatkeqësitë e konkurrentëve të vet. Ndodhë fatkeqësia, ndërhynë policia dhe aty instalohet si “beg” Sulejman Rexhepi ! Dhe pas çdo tollovie Sulejman Rexhepi di ta kapë vegzën dhe ta tjerrë qetë e lehtë. Si urith i urryer, i mallkuar, i shpifur, i neveritshëm, i mëkatshëm, i tmerrshëm, si faraoni i fundit
Nga Bashkim Laçi
Këto ditë, një ish-funksionar i lartë i BDI-së (ndërsa këta dy i lidhë një bisnes i hershëm) i ishte arsyetuar Sulejman Rexhepit për mosardhje në Aleksandar Pallas me rastin e Bakllavës së Bajramit. I thotë: “Më fal kryetar po unë jam mësu me të ardhë në seli. Pse jo atje? Nga kush u frikësove”? Ndërsa përgjigjja e Reisul Ulemasë së dhunshëm kishte qenë: “Pse a pak arsye për t’u frikësuar a? Ju të pushtetit më latë vetë, në mes të ujeqëve dhe të çarmatosur! Nuk kam besim në pushtetin tuaj, prandaj dhe kam angazhuar plot njerëz për të më ruajtur”?
Pse ta ruajnë Sulejman Rexhepin “forcat speciale”! Nga kush frikësohet ky farë “kryetari”? Po cilët paskan qenë armët e tij të cilat tashmë ia paska marrur pushteti VMRO-BDI? Bllof e ka këtë Sulejman Rexhepi, vetëm sa për ta këzdisur pushtetin dhe për ta mbrojtur hermetikisht Molla Sulën, mbrojtje kjo që do t’ia kishte garantuar reisllëkun përjetë.
Sulejman Rexhepi ka kohë që është duke u frikësuar dhe, ilaçi i kësaj frike është “tri herë në ditë të pijë nga një gotë ujë me gaz të fryer te hoxha i Nikishtakit”! Seç e ka kapur një panik i përzier me një frikë të tmerrshme që i ka hasur deri në palcë të kockave. Po pse dhe nga kush po frikësohet?
Po si mos të frikësohet, për shembull, nga djali i vet Zeglul tokmaku i cili praktikisht ai është reisul ulema i BFI-së, ai vendos për tender, ai vendos se kush do të hyjë në punë e kush do të dëbohet, ai vendos se kush do të jetë truproje i Molla Sulës e kush do t’i zhvesh pantallone.
Po si mos të frikësohet, për shembull, nga Sabri pondla në duart e të cilët është shpirti i Molla Sulës. Po çka nëse një ditë Molla Sula ia dëbon nga puna të gjithë meshkujt që ia ka punësuar në BFI? Veç kur ta gjejë veten, pastaj, në hendek! Po pra, është për t’u frikësuar. Kurt ë shitet bytha, myshterinj sa të duash pastaj!
Po si mos të frikësohet, për shembull, nga Agron vrasësi i derrave të egra, kur ai tërë ditës rri me armë në bel e në xhepa (armë të ftohta për t’ ia çërur dhe përgatitur sexi sallatat Molla Sulës). Po si mos të friksohet kur tashmë edhe zogjtë e Zhedenit e dijnë se si erdhi Agroni në BFI, kush e solli, pse e solli dhe cili ishte misioni i tij i vërtetë. Si e nguli dhe si e zhveshi nga misioni fetar Molla Sulën!
Po si mos të frikësohet nga Rexhep pishpiriki të cilit i ka premtuar se, nëse vritesh për mua, tërë jetës do të kujdesem për gruan dhe fëmijët e tu. Ky është premtim dhe mision i pamundshëm për Molla Sulën, është premtim jo i frikshëm, por i tmerrshëm !
Po si mos të frikësohet prej Mustafa hajnit, njeriut më të pfytyrë në tokë, njeriut më hajn, njeriut i cili e ka korruptuar deri në palcë Molla Sulën. E ka detyruar Molla Sulën të japë ryshfete të majme ndër funksionarë të ndryshë vetëm për t’ju ecur bisnesi. Ai që njëherë jep ryshfet detyrohet përjetë të japë, madje edhe bythën nëse e do nevoja!
Si mos të frikësohet nga Muzemil sumbuli i cili para se të punësohet, për sa vjet që ishte në FSHI u dëshmua për spiunim të studentëve, tani flitet se është në komunikim me të Lëvizjes !
Si mos të frikësohet nga Milazim tabuti i cili është bërë sinonim i shoferëve të të vdekurve.
Sulejman Rexhepi frikësohet edhe nga objekti i BFI-së, i cili tashmë i duket si një varr faraonësh, por jo piramidal! Katërqysheli! I duket si një kunj varri ku u ngul me protesta nga ata që i dëboi nga puna dhe, prej nga do të shkulet po nga ata që i dëboi pas protestës së arsyeshme. Sulejman Rexhepit i duhet një BFI e pastër, temis, e zbrazur, e garantuar prej qindra rojtarësh e policësh, të cilët aty do të instaloheshin pasi të shkaktohej ndonjë tragjedi.
Sulejman Rexhepi është njeri që karrierën e vet e ngrit mbi fatkeqësitë e konkurrentëve të vet. Ndodhë fatkeqësia, ndërhynë policia dhe aty instalohet si “beg” Sulejman Rexhepi ! Dhe pas çdo tollovie Sulejman Rexhepi di ta kapë vegzën dhe ta tjerrë qetë e lehtë. Si urith i urryer, i mallkuar, i shpifur, i neveritshëm, i mëkatshëm, i tmerrshëm, si faraoni i fundit!
Po kush e trimëron Sulejman Rexhepin? E trimëron vetëm ai person i cili është në gjendje të futet në skemat e Sulejman Rexhepit që parashikojnë fatkeqësi. Fatkeqësitë Sulejman Rexhepi i përcepton si ashensor të shpejtë të karrierës së vet. Shejtani, ë?
Sulejman Rexhepin e trimëron budallai, i ligu për karrierë, shërbëtori dhe lipiskaxhiu i cili, edhe pse i thotë BFI-së sis tog që po kundërmon në mut, ai sërish insiston të futet aty. Tamam si qeni që shkon pas mutit, kështu kishte thënë Molla Sula sapo kishte përfunduar takimin me të një ditë që zgjati plotë gjashtë orë. “E solla qenin te muti”, kishte thënë për Muamer Veselin, të cilit i premtoi se do ta punësojë por, me kusht që të bëhet mburojë e Sulejman Rexhepit përballë heshtave helmuese të Lëvizjes për reforma në BFI!
Sulejman Rexhepi ish-funksionarit të lartë të BFI-së (me të cilin e lidhë një bisnes i pandershëm) këtë skemë ia kishte zbërthyer përmes pesë lëvizjeve: 1. Muamer Veseli si manjak që është ju sulet këtyre të Lëvizjes, 2. Bëhet rrëmujë e përgjakshme, 3. Ndërhynë pushteti, 4. E pastron terrenin dhe, 5. Sërish nga e para Reisul Ulema, qetë, qetë, qetë, deri në përfundim të jetës. Zgjatë Zot – lutet Molla Sula.
Fabulla thotë: gomari edhe pse po e shihte tek po i digjej bishte, thoshte, ishalla jam në ëndërr!/lajmi1/

Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mëshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka publikuar edhe një bisedë të përgjuar për zhvillimet në Kumanovë që ka të bëjë me nxitjen e dhunës.
Bozhinovski publikon në profilin e tij në Facebook një bisedë midis Beg Rizajt dhe një personi me emrin Shefki.
Bozhinovski gjithashtu paralajmëron edhe zbulimin e bisedave të tjerave midis personazheve në Kumanovë me grupin e udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj të cilët i nxisin Kumanovarët që të kundërshtojnë liderin e BDIsë Ahmetin.
Më poshtë po ju prezentojmë një përkthim joformal nga biseda e publikuar në gjuhën maqedonase nga ana e Bozhinovskit.
Beg Rizaj: çka bête me zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI në Kumanovë?
Shefki: Shoku, nuk po na lëjnë rehat, do të bëhët gjaku deri në gjunj
Beg Rizaj: çka do që të bëni, mos lëshoni pe Shefki: Jo shoku. Lexo në internet, dham deklaratë për Alsat M dhe shihe.
Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush
Shefki: Mos u mërzit shoku, votom Zoti mund të na frigon, e jo Beqa. Kam hy për me vdek.
Beg Rizaj: Jepju afat prej 3 ditësh dhe mandej vet zgjidhni, pa Alinë. Q.... nanën.

Shefki: 
A i ndëgjove lajmet në Alsat? Sot dhash deklaratë
Beg Rizaj: Lej deklaratat, jepju afat vetëm tre ditë
Shefki: Po, po

Beg Rizaj:
 Dhe zgjidhni kryesinë pa problem. Eja në Prishtinë të pijmë kafe, kemi një muhabet të rëndësishëm.

Shefki:
 OK, do të vij, vajzën e kam në spital sepe nuk është mirë diçka, nesër e marr nga spitali dhe vij.
Beg Rizaj: në rregull Shefki: Të lajmërohem sa po të nisem për andej. Kalofsh mire Beg.
Beg Rizaj: Ок. Jepjauni vetëm tre ditë afat dhe ti digjni të gjithë

Shefki:
 Po po. Zjarr ka me dal, mos u mërzit
Beg Rizaj: po po, s’kam dyshim për këtë, ju vetëm mos u dorëzoni./botasot/

Gazetari maqedonas që nga Serbia po zbulon gjithë ato dosje për shqiptarët

Zoran Bozhinovski është gazetari kontrovers dhe i akuzuar për spiunim nga autoritetet e Maqedonisë, që po vazhdon me publikimin e dokumenteve dhe materialeve që kanë të bëjnë me ngjarjen e Kumanovës. Bozhinovski, një gazetar nga Kumanova gati më shumë se dy vite po jeton në Serbi, pasi që autoritetet e Shkupit e kanë akuzuar për spiunim dhe bashkëpunim me shërbime sekrete.
Ai është autori i publikimit të shumë materialeve kontroverse. Së fundi publikoi bisedat e përgjuara të ish-komandantëve të vrarë të UÇK-së, Beg Rizaj dhe Hamdi Ndrecaj, biseda tjera që ndërlidhen me ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, fotografi nga vrasja e një ish-komandanti të UÇK-së në Kumanovë, detaje për vrasjen e komandant Shqiponjës dhe shumë materiale të tjera, që atakojnë edhe Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin e Nikola Gruevskit.

Por materialet që po publikon Bozhinovski nuk janë komentuar deri tani asnjëherë nga ana e autoriteteve zyrtare të sigurisë në Shkup dhe nga personat që janë thirrur më shumë në ato biseda të publikuara, përfshirë këto zyrtar partiak të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.
Bozhinovski sipas gjitha gjasave këto dosje me materiale të sigurisë së lartë i ka siguruar nga shërbime sekrete dhe sidomos kur dihet vendqëndrimi i tij në Serbi. Kohë më parë pikërisht shërbimi sekret serb paralajmëroi rastin e Kumanovës, duke përmendur edhe emrat e komandantëve të caktuar.
Bozhinovski nga një teknik në radiotelevizionin lokal të Kumanovës më pas themeloi një revistë javore “Bulevard”, të cilën e mbylli për një kohë të shkurtër. Ai gjatë kësaj periudhe hapi edhe disa biznese lokale, të cilat i dështuan bashkë me revistën. Një kohë të gjatë tentoi të përfshihej në gazeta ditore maqedonase, por bashkëpunimet ishin të ngushta. Bozhinovski vazhdimisht është thirrur në materiale të sigurisë dhe ato policore, për vepra të ndryshme dhe individë me dosje kriminale, të dalura nga sirtaret e organeve të shërbimeve sekrete.

Ai në një material tjetër të postuar dje ka folur se aksioni policor në Kumanovë:
“Aksioni i policisë në Kumanovë më 9 maj është udhëhequr nga shtabi i MPB-së nën drejtimin e Sasho Mijallkov dhe ku ka qenë edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Ai përmend këtu edhe zyrtar tjerë të policisë, ndërsa në lidhje tërë kohën me Mijallkov kanë qenë Musa Xhaferri dhe Ali Ahmeti”. (INA)

Ibrahim Kelemendi, për vrasjen e Argëtim Asanit: I lumtë dora atentatorit!

Ibrahim Kelmendi, një nga veprimtarët e LPK-së dhe UÇK-së, e këshilltar i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në opinion flitet se është mik shumë i afërt me Ali Ahmeti liderin e BDI-së ka “ngushëlluar” zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferin, për vrasjen e Argëtim Asanit. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë!

“KUSH PO THOTË NUK KA ALLAH...!?!
SOT E DËNOI EDHE NJË KRIMINEL!
‘Ngushëllime’ Musa Xhaferit, zv-kryeministër i RM, i cili e mori kriminelin Aratan/Argëtim nga radhët e krimit të organizuar dhe e bëri zv-drejtor republikan në DAP/UJP, për të rritur mundësitë e tij për shpërdorime më të mëdha kriminale...
Për atë që nuk janë të informuar, viktima e sotma ishte kusheri dhe truprojë e një viktime supër të famshme si kriminel, narkodiler, marionetë e shërbimeve serbe e makedone, vëllamë i Arkanit..., Petrit Ame. Për të thuhet se e vranë në Prishtinë pjestarët e UÇK-së pas mbarimit të Luftës, për të marrë hak për krime të luftës...
Edhe viktima e sotme është shquar për angazhime të tij të gjithllojshme kriminale dhe ishte një shok për pjesëtarët e ndërshëm të BDI-së, kur Musa Xhaferri i DUI-it e emëroi zv-drejtor republikan në DAP/UJP...
Atentatorit i lumtë dora...
[Ata që mund të kenë pasoja nga hakmarrja partiake, lutën të mos e pelqejnë këtë denopncim.]” (sic.), ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Rama: Incidenti i Kumanovës ka nevojë për një hetim transparent

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Tv Telma theksoi se hetimi i drejt, i pavarur dhe transparent për incidentin e Kumanovë është një ndihmesë për të gjithë.

“Shqipëria nuk do t`i vendos veto në NATO. Plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe përgjegjësi e partisë në pushtet. Hetimi i pavarur dhe transparent për incidentin në Kumanovë do të jetë një ndihmesë për të gjithë”, këto ndërmjet tjerash tha Edi Rama në intervistën për Tv Telma.

Avionët turq bombarduan DAESH në Siri, PKK në Irakun e veriut, 590 të arrestuar në Turqi

Sulmet vazhdojnë në mënyrë që të sigurohet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Turqisë.


ANKARA (AA) - Aeroplanët luftarakë për dy netë me radhë bombarduan objektivat e organizatës terroriste DAESH në territorin verior të Sirisë, si dhe objektivat e organizatës terroriste PKK në Irakun verior, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, të Qendrës për koordinim të Qeverisë turke, thuhet se sulmet vazhdojnë në mënyrë që të sigurohet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Turqisë.
"Forcat e armatosura turke kanë kryer sulme ajrore mbi objektivat që i përkasin DAESH në Siri dhe PKK-së në Irakun verior. Sulmet mbi objektivat e mësipërme ishin efikase. Në këto sulme ajrore janë goditur vende të fshehta, strehimore, shpella, si dhe zonat logjistike që i përkasin PKK-së në vendet Zap, Metin, Gara, Avasin-Basyan, Sinath, Hakurk dhe Kandil në Irakun verior. Në të njëjtën kohë janë kryer sulme ajrore me mbështetje të Komandës së Forcave Tokësore edhe mbi objektivat e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë, si dhe mbi objektivat e PKK-së në Irakun verior" thuhet në deklaratë.
Më tej shton se sulmet janë kryer në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin kombëtar të Turqisë.
Në të njëjtën kohë, policia në 22 qytete të Turqisë ka kryer një operacion, në të cilin janë arrestuar 590 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste PKK dhe DAESH.
Sot në një deklaratë për mediat Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu ka dhënë se deri më tani në të gjithë vendin janë arrestuar 590 persona. Ai ka deklaruar se këto janë operacione të cilat i shërbejnë qetësisë publike dhe sovranitetit të shtetit të Turqisë.
"Askush të mos i zgjasë gjuhën e presionit shtetit të Republikes së Turqisë dhe popullit turk. Ai i cili bën presion e gjen përgjigjen. Ai i cili mbjell erën korr furtunën. Nëse prishet edhe njëherë qetësia publike nuk do të goditen vetëm ato që përdoren si mashë apo ato pjesë që gënjehen por edhe qendrat të cilat japin direktiva do të marrin pergjigjen e duhur. Për këtë arsye ka ardhur koha që të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një gjë të tillë ti thirrin mendjes dhe ti venë gishtin kokës" është shprehur Kryeministri i Turqisë, Davutoğlu.
Vendimi i autoriteteve turke në lidhje me sulmet e pozicioneve të DAESH është miratuar më 23 qershor në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu.
Në sulmet e ndodhura ditë më parë nga drejtimi Sirisë në pozicionet e ushtrisë përgjatë kufirit në Kilis u vra një oficer i ushtrisë Turke dhe dy rreshterë u plagosën, pas së cilës forcat turke u përgjigjën me kundërsulme.
Qyteti kufitar Kirkkale ndodhet në kufirin turko-sirian pranë qytetit Surucu, ku të hënën ndodhi sulmi terrorist me bombë që mori jetën e 32 personave, ndërsa se sipas hetimeve paraprake, kjo ishte vepër e DAESH-it.

Vritet komandant "Shqiponja" nga Kumanova me breshëri kallashnikovi?!

Shkup, 23 korrik- Sot pasdite është plagosur pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi-Komandat Shqiponja me dy shokë të tij, njoftojnë për “Lajm” dëshmitarë okularë. Sipas informatave të para (ende të pasigurta), komandant Shqiponja ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas informatave të para, ata janë plagosur nga përkrahës të Bajram Limanit.
Në këtë aksident lëndime më të rënda në zemër ka marrë ish ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me Komandant Shqiponjën.
Ai është transferuar në qendrën klinike në Shkup. Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të UHST-së në Kumanovë, ku Rexhepi ëhstë dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur e zgjedhjen e kryetarit.
Në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë.

OPINION: PAKT ME DJALLIN

Të gjithë organet e BFI-së, së këndejmi, edhe myftinjtë, ashiqare po e shohin se si Sulejman Rexhepi, gabim pas gabimi, dita ditës, po e trashë zullumin, ndërsa të gjithë i duartrokasin! Sillen kësisoj sepse me këtë sjellje e blejnë paqen me Sulejman Rexhepin apo sepse ky është pakti i tyre me djallin
Shkruar nga teologë të papunësuar
Ka disa teologë të denjë për të bartur epitetin munafik të cilët, në Lëvizjen për reforma në BFI, shohin hile, shohin rrezik, shohin destabilizim të pozitave të tyre të pamerituara, të cilat i kanë të garantuara vetëm nëse i sillen nën vegë Sulejman Rexhepit. Mëkat! Gjynah prej gjynaheve të mëdha! Me këtë koncept të tyre, të gjithë këta teologë munafikë në fakt vetëm sa e përbuzin Fjalën e Shenjtë, vetëm sa i shmangen ajeteve kuranore dhe i bëjnë temena vetë djallit. Allahu xh.sh. fort mirë porositë që padrejtsitë duhet të korrigjohen, qofshin ato edhe nga testamentlënësi. Le ta zbërthejmë këtë fenomen përmes problemeve që janë gjigante në BFI!
Për momentin “pronar” i testamentit të lënë si pronë e BFI-së, është Sulejman Rexhepi, pavarësisht se e vodhi postin e kryetarllëkut. Ky çdo ditë e dëmton këtë testament, çdo ditë bëhet kinse po e shton duke kërkar nga qeveritë maqedonase që ta denacionalizojnë pronën e BFI-së. Qeveritë, në të shumtën e rasteve i kanë dhënë bono me vlerë në vend të pronës, ia kanë vlerësuar realisht. Sulejman Rexhepi, në vend se me ato bona të shtojë vakëfin për të mirën e jetës fetare islame, ky ato bono i ka bërë rrush e kubulla. Në fakt, jetës nuk i dihet, të gjithë jemi udhëtarë në këtë jetë, ndërsa Sulejman Rexhepi po e lë testament një praktikë që është vepër tipike e djallit: shkrryene vakëfin! Dhe, derisa sillet kështu Sulejman Rexhepi, myftitë, drejtorët, dekani dhe shumë të tjerë që janë të thirrur për ta mbrojtur islamin dhe interesin islam, ata heshtin dhe, ka madje prej të tillëve që i kopjojnë veprimet e Sulejman Rexhepit, ka prej të tillëve që ia fërkojnë shpinën ndërsa ka të tjerë që e kanë ngritur në nivel të kultit. Kjo cilësi është tipike e munafikut. Allahu xh.sh. në Kuránin Famëlartë porosit:
“Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtsie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, le ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mshirëplotë” (El Bekare, 182).
A nuk është paktika e vjedhjes së postit të Reisul Ulemasë një “testament” i cili sa më shpejt duhet të zhduket? A nuk është praktika e emërtimit të myftive jo adekuatë një “testament” fatal për islamin në Maqedoni? A nuk është praktika e emërimit të myftive pa i zbatuar asnjë nga aktet normative të dala nga Kushtetuta e BFI-së, një “testament” i cili meriton mospërfillje absolute? Këtë praktikë dëshiron ta zhdukë nga BFI-ja Lëvizj për reforma në BFI dhe, ç’të keqe paska këtu! Pse të “satanizohet” kjo Lëvizje ndërsa t’i puthet dora Sulejman Rexhepit për të gjitha veprimet e tij antiislame. Kjo mund t’ju “falet” faktorëve apo subjekteve politike, por assesi teologëve dhe organeve të BFI-së.
“Një burrë pyeti: – O i Dërguai i Allahut, unë mund ta ndihmoj një njeri në qoftë se është i drejtë, por si mund ta ndihmojë në qoftë se ai është i padrejtë? Pejgamberi a.s. u përgjigj: – Mos e lër të bëjë padrejtësi, kështu do ta shprehësh ndihmën tënde për të.” (Përcjellë nga Buhariu)
Çka flet ky hadith? Le të mendojmë për një çast se, hadithi në fjalë i dedikohet kryekëput Sulejman Rexhepit dhe Lëvizjes për reforma në BFI! Nuk ka kurrfarë dyshimi se, Sulejman Rexhepi është vetë gabimi më i madh i BFI-së, është më i padrejti momentalisht dhe me të gjitha indikacionet që këtë padrejtësi, përmes djemve dhe bashkfshatarëve (nepotizmit) do ta vazhdojë, zgjerojë dhe shtrijë në çdo pore të jetës fetare islame. Lëvizja për reforma është hedhur në veprim për ta pengur rrjedhën e padrejtësive nga i padrejti Sulejman Rexhepi! Shikuar nga ky kënd, a nuk po bëjnë një vepër sa humane aq edhe islamike njerëzit që janë vënë në ballë të kësaj Lëvizje? Pse ky gjest nuk hasë në përkrahje nga udhëheqësit e organeve të BFI-së? Përgjigje e zbehtë do të ishte nëse do të thonim se, sillen kështu, në mënyrë nonshalante, sepse që të gjithë janë munafikë! Problemi është edhe më i thellë. Asnjëri prej tyre nuk e duan Mulla Sulën, të gjithë e urrejnë dhe, që të gjithë e kundërshtojnë hadithin e mësipërcituar, i cili qartë porosit që i padrejti të ndihmohet duke mos e lejuar të bëjë padrejtësi.
Në rastin e Sulejman Rexhepit të gjithë organet dhe shërbimet e ndryshme të BFI-së mohojnë dhe refuzojnë ajete kuranore e hadithe. Atëherë bëhet farz përkrahja masovike e Lëvizjes për reforma në BFI, sepse, kështu siç po rrjedhin punët, na hëngër i biri. Ky pakt me djallin sa më parë duhet të shkatërrohet.
Marrur nga Opinione

Turistët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia braktisin Durrësin

Risia e këtij viti është fakti që këtij plazhi u janë rikthyer durrsakët, tiranasit dhe turistët e huaj. Pavarësisht këtyre të fundit, plazhi i Durrësit, një nga më të frekuentuarit në Shqipëri për vite me radhë, aktualisht ka një numër të paktë pushuesish.
Kjo ka bërë që çmimet në restorante dhe hotele të jenë të ulëta. Pushuesit aktualë ndjehen shumë të kënaqur dhe komodë, pasi ‘zbrazja’ e këtij plazhi ka ndikuar në rritjen e shërbimeve dhe të pastërtisë.
Numrin e ulët të pushuesve dhe mungesën e atyre tradicionalë, të Kosovës dhe Maqedonisë, pronarët e bizneseve fillimisht e justifikonin me ngërçin e krijuar nga zgjedhjet vendore dhe më pa me muajin e Ramazanit.
Por edhe pse agjërimi përfundoi, numri i pushuesve që gjenden në bregdetin e Durrësit nga Agipi në Shkëmbin e Kavajës është dukshëm më i ulët se pritshmëritë. Madje, në orarin e drekës restorantet buzë rrugës janë bosh, nuk ka njerëz të ulur për të drekuar.
Pronarët e lokaleve dje pohuan se një situatë e tillë është krijuar për shkak të krizës ekonomike, publiciteti i munguar nga operatorët privatë dhe përfaqësuesit e pushtetit lokalë për thithjen e pushuesve si dhe publiciteti i keq që i është bërë plazhit të Durrësit gjatë viteve të shkuara.

PUSHUESIT
“Kam ardhur nga Tiranë me gjithë familjen. Jemi rikthyer në plazhin e Durrësit, pasi është afër dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, është shumë i pastër, nuk ka shpenzime të mëdha, 300 lekë është çadra me shezlong dhe në mbrëmje kthehemi sërish në shtëpi”, tha një pushues nga Tirana.
Këtë sezon, në plazhin e Durrësit për herë të parë gjen edhe turistë hungarezë, gjermanë etj.
“Jam nga Hungaria. Kam ardhur këtu me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Së bashku me ne është edhe një familje tjetër nga Gjermania dhe do të qëndrojmë 7 ditë në plazhin e Durrësit. Është shumë bukur. Nxehtë, dhe plazhi është fantastik. Qëndrojmë në hotel, ndërsa çmimet janë shumë të lira. Do të rikthehemi sërish vitin tjetër”, tha një turist hungarez.

ÇMIMET
Pronarët e restoranteve buzë rrugës janë nga Kosova dhe Maqedonia. Kuzhinat e restoranteve të tyre janë në dispozicion të pushuesve, ndërsa çmimet janë të lira pasi gatuhet për familjarë. Me 1500 lekë të reja kalon një vakt një familje prej 4 anëtarësh në restorantet buzë rrugës.
Aktualisht hotelet punojnë me kapacitet nga 30 deri në 40% të tyre, ndërsa edhe banorët e plazhit kanë ulur çmimet dhe dhomat i kanë të lira. Të gjitha bizneset kanë investuar nga viti në vit për të krijuar kushte të mira për pushuesit, por investimet nuk u përkthehen në të ardhura.
Madje, sipas tyre, qëllimisht Durrësit i bëhet propagandë e keqe që pushuesit të shkojnë në Shëngjin e Velipojë ku shërbimet nuk janë më të mira se në Durrës, ndërsa çmimet nuk janë po aq të lira sa në këtë plazh. Në hotelet me emër, çmimi i një dhome varion nga 30 deri në 50 euro. Ndërsa, në hotelet e tjerë një dhomë me kondicioner është 20 euro nata, ndërsa pa kondicioner 7 euro nata. Nga 10 deri në 15 euro nata jepen edhe banesat private me qira për pushuesit, çmime këto shumë të ulëta dhe konkurruese, krahasuar me pjesën tjetër të bregdetit Adriatik, në Shëngjin e Velipojë.
Ndërkohë që në Jug, në bregdetin e Jonit, çmimet janë disa herë më të larta se në Durrës. Pronarët e bizneseve deri tani nuk kanë nisur ende të nxjerrin fitime, ndërsa kalendari shënon 10-ditëshin e fundit të korrikut.
“Po falimentojmë. Pushuesit janë të paktë, ndërsa duhet të paguajmë taksat që na vë shteti dhe pagat e punonjësve. Kemi mbetur me sytë nga rruga në pritje të pushuesve. Shpresa vdes e fundit”, deklaruan ata. /Balkanweb/

Itali, e therën në fyt, shkak xhelozia për lidhjen e dashurisë me vajzën nga Maqedonia

Kanë rrëfyer krimin e vrasjes së 17 vjecarit Isamele Lulli, dy shqiptarët e arrestuar gjatë ditës së djeshme në San’Angelo in Vada, në provincën e Pezaros.
Pas disa orë marrje në pyetje kanë bashkëpunuar me forcat e rendit për zbardhjen e arsyes së këtij krimi të rëndë.
“Një krim pasional i ekzekutuar me një dhunë makabre” është përkufizuar nga autoritetet vrasja e 17 vjecarit Lulli. Motivi i saj xhelozie ndaj një vajze 19 vjecare nga Maqedonia, e fejuara e njërit prej shqiptarëve e njëkohëisht në lidhje miqësie me viktimën.
Gjatë ditës së djeshme,  është kryer dhe autopsia mbi trupin e Ismaele Lullit e cila ka konfirmuar se therja në fyt është kryer më një dhunë të ngjashme me një prerje koke.
Dy shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në provincën e Pezaros, nëjri në qytezën e Urbanias e tjetri në Sant’Angelo in Vada.
Qyteza e Sant’Angelo in Vada, e njohur në të gjithë Italinë për rritjen e këpurdhave gjëndet në gjëndje shoku. 4400 banorët e kësaj qëndra banimi janë të hidhëruar e të zëmëruar për këtë ngjarje të rëndë. Ismaele Lulli e njihnin të gjithë, familja e tij gëzon respekt e emër të mirë në këtë qytezë. Ai jetonte në Sant’Angelo in Vada me nënën e motrën 4 vjecare. Gjatë pasdites së djeshme me dhjetra banorë kanë rrethuar komisariatin e policisë ku po zhvillohej marrja në pyetje e dy shqiptarëve të arrestuar duke protestuar me thirrje, pa munguar as sharjet kuNdër emigrantëve në përgjithësi e shqiptarëve që jetojnë në Itali.
Policia italianE është ende në kërkim të armës së ekzekutimit të këtij krimi të rëndë, që sipas dëshmisë së dy shqiptarëve ka ndodhur rreth orës 16.00 të pasdites së të dielës së shkuar.
Kryetari i Bashkisë së qytezës së SantAngleo in Vada ka deklaruar për mediat “se ndjehet mjaft i prekur nga kjo ngjarje, si kryebashkiak i kësaj qyteze, por edhe si prind. Është një vdekje ndryshe që na bën të reflektojmë mbi atë cka ndodh përreth, ku viktimat janë shpesh bijët tanë.”/ina/

Top