Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, nga Struga ku mori pjesë në hapjen e Zyrës së re të kësaj partie, konfirmoi zërat se partia e tij aktualisht po zhvillon bisedime me kryeministrin Nikolla Gruevski për t’u bërë pjesë e qeverisë. “Bisedojmë me kryeministrin, por ende nuk kemi mbërri në atë pikë. Janë shumë tema të cilat bisedohen dhe nuk është korrekte të thuhet diç më tepër para se të përfundojnë këto bisedime”, tha Thaçi.  Ndërkohë, i pyetur nga gazeta KOHA se cili do të jetë qëndrimi i PDSH-së në rast se këto bisedime konkretizohen, ai potencoi se këtë qëndrim nuk do ta shpall para gazetarëve pa u konsultuar njëherë me Kryesinë e partisë. “Mirëpo, duhet ta keni parasysh se ne kemi dy prioritetet shumë të mëdha, së pari procesin integrues dhe çështjen e platformës politike, të tjerat janë më të lehta. Nuk është korrekte që pa përfunduar bisedimet të thuhet se kush do të jetë ministër absolutisht nuk kemi arritur deri aty. Politikisht dihet se cilat janë qëndrimet tona”, tha ai. Në lidhje me publikimin e bisedave të plota ndërmjet tij dhe Mijallkovit, lideri i PDSH-së kërkoi falje për fjalorin e përdorur në to, ndërkohë referuar atyre që publikoi lideri i LSDM-së tha se ato janë të pavërteta. “Mua më vjen keq për fjalorin që paraqitet dhe unë do të flas drejt, ato sharje janë të vërteta dhe nuk mund t’i iki të vërtetës. Megjithatë, është pjesë e një emocioni të fuqishëm të një luftë të fuqishme që kemi si parti dhe ai si drejtues për ta mbrojtur platformën e partisë, të tjerat çfarë  thotë ai vogëlushi, janë tërësisht të pavërteta”, tha ai. 
Ndërkohë, edhe në këtë dalje ashtu siç premtoi para disa kohësh në Strugë, Menduh Thaçi, nuk preferoi të komentojë për kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe kongresin që ka paralajmëruar ai. “Ka kohë që nuk mendoj për të”, përfundoi Thaçi. (P.L.)/koha.mk

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top