Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Anëtarësimi në NATO është përcaktim i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë dhe i organizatës më të madhe ushtarako-politike të botës dhe të po të mos ishte vetoja greke, vendi që moti do të ishte anëtar i Aleancës. Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenbeg, që u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel. Sipas kryeministrit Gruevski, në takimin e tij të parë punues me sekretarin Stoltenberg, kanë konstatuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO edhe mëtej mbetet interes dhe përcaktim i fuqishëm i vendit dhe i Aleancës. Në këtë kontekst, sipas tij, të dy e kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes në jetë të politikës së dyerve të hapura të NATO-s. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë theksoi se në këtë takim, në të cilin ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, me Stoltenbergin kanë shkëmbyer mendime edhe për progresin ekzistues në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë në kuadër të ciklit të 16-të nga Plani aksional për anëtarësim të vendit në NATO, si dhe për më shumë çështje politike dhe të sigurisë me interes të përbashkët. "Bashkërisht i kemi shqyrtuar edhe temat aktuale të ndërlidhura me zbatimin e reformave nacionale të ndërlidhura me anëtarësimin në NATO, me ç'rast bisedova edhe për progresin e Maqedonisë, përkushtimin dhe fokusin në reformat e Republikës së Maqedonisë në pjesën e mbrojtjes, ekonomisë, jurisprudencës, administratës dhe në fusha tjera. Kemi biseduar edhe për pritjet dhe shpresat tona, që paralelisht me këtë të zgjidhet çështja kryesore për shkak të së cilës nga viti 2008 e këtej Republika e Maqedonisë nuk mund ta marrë ftesën", theksoi Gruevski. Kryeministri i Maqedonisë shtoi se me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s kanë biseduar edhe për situatën aktuale polirike, sfidat aktuale dhe në këtë kontekst ai ka theksuar se gjithçka që ka të bëjë në kuadër të mundësive dhe ingerencave të Qeverisë, se do të jetë maksimalisht transparente, maksimalisht e qartë dhe konform dispozitave ligjore dhe në këtë kontekst nuk pret se do të ketë probleme.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top