Kryeministri Nikolla Gruevski në daljen e tij në qendrën sportive “Boris Trajkovski” ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje, dhe se tubimi i sotëm dhe ky popull është përgjigje për LSDM-në.
Mos u shqetësoni, nuk ka zgjedhje. Nuk ka nevojë për frikë.“Forca e VMRO-së është në popullin, i cili popull na i di dobësitë tonë i cili na qorton për gabimet tona. Nuk dëshirojmë që ndokush prej jashtë të na sjell në Qeveri me skenarë të errëta, me materiale të krijuara, ne dëshirojmë ta meritojmë besimin për të qeverisur. Përgjigje serioze. Kjo është përgjigja jonë, forca e VMRO-DPMNE-së është e njerëzve që nuk e mbështesin fare periudhën e kaluar. Dashthë Zoti që mos ta shposh në sy popullin tonë, ose të përpiqesh për të mashtruar dhe manipuluar. Pastaj nuk të shpëton as prokurori I huaj, as dikush të porositura nga disa medie të huaja , atëherë as Vlade Millçin as Frçko dhe as Supermeni nuk mund t’ju shpëtojë.
Duke folur për LSDM Gruevski tha, ata nuk kanë të drejtë të thonë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është, njerëzit e kanë dëgjuar, por nuk e kanë miratuar,trasmeton Almakos.
Populli do të vendos neve të na nënçmojë për veprat ose për krijimin e materialeve nga shërbimet e huaja të ofruara për Zoran Zaev – tha Gruevski, i cili në fjalimin e tij ka raportuar për projektet e përfunduara dhe njoftoi investime dhe projekte të reja.
Gruevski gjatë daljes së tij ka përsëritur se materialet e Zaevit, janë nga forca të jashtme të cilët kanë skenarë të errëta për Maqedoninë./Almakos/
No comments: